Balla-Merino: Bashkëpunim kundër trafikimit të paligjshëm të armëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Tiranë, Monica Merino.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Tiranë, Monica Merino, me të cilën diskutoi mbi strategjinë kundër posedimit, keqpërdorimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta.

Balla tha se problemi i mbledhjes dhe regjistrimit të armëve që mbahen në mënyrë të paligjshme nga shtetasit në Shqipëri, është i njohur prej vitesh, pas krizës së vitit 1997.

“Qeveria e Shqipërisë, në bashkëpunim edhe me institucione të huaja e vende partnere, është e angazhuar tërësisht në adresimin e këtij problemi të mprehtë për rendin dhe sigurinë në vend”, tha ai.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Balla u ndal edhe te ngjarja tragjike e ndodhur sot në bashkinë e Kamzës, ku një shtetas ka vrarë me armë zjarri fqinjin e vet dhe ka plagosur një tjetër.

“Armëmbajtja pa leje është gjithmonë burim potencial i krimeve të rënda kundër personit, sikurse sapo ka ndodhur sot një ngjarje e rëndë në Bashkinë Kamëz,” është shprehur ministri Balla.

Ai theksoi gjithashtu se është detyrë e Policisë e Shtetit për të vijuar goditjen me vendosmëri të fenomenit të armëmbajtjes.

“Operacioni kombëtar ‘Sundimi i ligjit’ duhet të shtrihet kudo dhe të kontrollohet çdo skutë ku fshihet një armë pa leje”, tha ai.

Ministri Balla njoftoi gjithashtu se UNDP dhe qeveria e Polonisë po kontribuojnë në mënyrë të ndjeshme për forcimin e shërbimit zjarrfikës në Shqipëri, përmes dhurimit të pajisjeve moderne nga më të ndryshmet.

“Një mbështetje e vlefshme nga UNDP po zbatohet për shërbimet zjarrfikëse në disa bashki, falë financimit të qeverisë së Polonisë, duke u ofruar mbështetje me uniforma zjarrfikëse, 3 makina zjarrfikëse dhe shumë pajisje moderne për shpëtimin,” u shpreh Balla lidhur me ndihmën e dhënë.

Ai siguroi se Ministria e Brendshme mbetet e angazhuar në modernizimin e shërbimit zjarrfikës në të gjithë vendin.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…