Peleshi: Stërvitje e përbashkët me Brigadën e Operacioneve Speciale të Mbretërisë së Bashkuar
Regjimenti i Operacioneve Speciale dhe trupat e Brigadës së Operacioneve Speciale të Mbretërisë së Bashkuar u stërvitën së bashku gjatë stërvitjes së gjashtë “Strong Eagle”.
Regjimenti i Operacioneve Speciale pranë Forcave të Armatosura dhe trupat e Brigadës së Operacioneve Speciale të Mbretërisë së Bashkuar u stërvitën së bashku gjatë stërvitjes së gjashtë “Strong Eagle”.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot momente nga kjo stërvitje e përbashkët, ndërsa vlerësoi se bashkëpunimi i tyre i ngushtë u fokusua në zhvillimin e aftësive të Forcave tona Speciale.
“Pjesëtarët e regjimenteve ndanë njohuritë dhe përvojën e tyre, duke përmirësuar më tej marrëdhëniet profesionale dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë për të përballuar sfidat e operacioneve të rrezikshme”, u shpreh ministri. (ATSH)