“Wall Street Journal”: Romani i Kadaresë, në top-10 librat e 2023

Gazeta amerikane ka listuar librin e shkrimtarit Ismail Kadare “Kur sunduesit grinden” (“A Dictator Calls”)


Përzgjedhja e gazetës prestigjioze “Wall Street Journal” për librat më të mirë të vitit 2023 ka listuar dhe librin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare “Kur sunduesit grinden”, i cili në anglisht vjen me titullin e përshtatur “A Dictator Calls”.

Siç vetë shkrimtari Kadare shkruan; në këtë libër, ai zbulon një nga misteret më të bujshme socioletrare të shekullit të kaluar që ka ndodhur në Rusinë Sovjetike të Stalinit. Është një bisedë telefonike që për dekada ka qenë e mbuluar me mister, mes diktatorit më gjakatar komunist Stalinit dhe poetit e shkrimtarit më të famshëm rus, Boris Pastërnak, autor i romanit “Doktor Zhivago” me të cilin fitoi dhe çmimin Nobel në letërsi në vitin 1958.

Biseda telefonike mes Stalinit dhe Pastërnakut ka ndodhur më 23 qershor të vitit 1934 dhe ky është një fakt histori. Biseda e zhvilluar mes tyre nuk është zbuluar kurrë por dihet që temë bisede ka qenë poeti Osip Mandelstam, mik i Pastërnakut, i cili ishte arrestuar dhe dërguar në burgun e Lubyanka-s pas rrjedhës së fjalës për një poezi fyese për Stalinin, të cilin ai ia kishte recituar një rrethi miqsh.

Tani Stalini donte të dinte se çfarë mendonte Pasternaku për arrestimin. I tronditur, Pasternak belbëzoi se ai mezi e njihte Mandelstamin dhe nuk mund të komentonte për fatkeqësinë e tij. “Ndërsa mund të them se je një shok shumë i varfër, shoku Pasternak,” u përgjigj Stalini me shaka, përpara se të mbyllte telefonin.

Të paktën kështu shkoi biseda sipas arkivave të KGB-së, por siç ilustron Ismail Kadare në “Kur sunduesit grinden”, romani i tij i shkëlqyer hetues rreth lojës së pushtetit midis artit dhe politikës, në fakt ka pasur 13 rrëfime të ndryshme të telefonatës së shkurtër. Kadare i cek të 13-ta, duke zgjeruar nuancat e secilit për të eksploruar çështjet e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë, duke krijuar një tablo misterioze, prizmatike të përballjes mes tiranit dhe poetit.

Se çfarë ka thënë saktësisht diktatori dhe çfarë ka thënë Pastërnak në atë bisedë 3 minutëshe telefoni është ende e mbuluar nga mister ama dhjetëra libra janë shkruar duke hamendësuar mbi atë telefonatë. Fati i Mandelstamit dihet ai u arrestua dy here dhe vdiq në burg.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…