Papa Françesku: Të mos përdoren lëndët djegëse të papërpunuara!

Kreu i Selisë së Shenjtë i bërë këto deklarata para një Samiti për Klimën që po mbahet në Dubai


Papa Françesku i ka bërë thirrje të shtunën botës që të mos përdorë lëndë djegëse të papërpunuara.

Ai i ka bërë këto deklarata para një Samiti për Klimën që po mbahet në Dubai, por jo me prezencë fizike, për shkak të një sëmundjeje.

Kreu i Selisë së Shenjtë, e ka përmendur në veçanti dhënien fund të përdorimit të thëngjillit, naftës dhe gazit, si dhe nevojën për ndryshim të mënyrës së jetesës, për ta ruajtur planetin.

Mes tjerash, Papa ka kërkuar edhe që t’u falen borxhet vendeve të varfra, të goditura prej ndryshimeve klimatike.

Françesku është papa i parë në histori që i drejtohet një samiti të tillë.

Së fundi janë shtuar thirrjet që liderët pjesëmarrës ta përdorin këtë samit për të vendosur për të ardhmen e thëngjillit, naftës dhe gazit, burimeve kryesore që nxitin ngrohjen e planetit.

Presidenti i Samtit për Klimën, Sultan Al-Jaber, ka thënë se heqja dorë nga kjo lëndë është e “pashmangshme”, ndonëse kompania e naftës që zotëron vendi i tij, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë se do të rrisë dukshëm prodhimin. /REL

Lexo më shumë nga

Akti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale

Akti Normativ i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë javë, parashikon edhe financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Akti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale

Akti Normativ i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë javë, parashikon edhe financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve…