Shqiptarët nuk trajnohen profesionalisht, të fundit në Ballkan

Bashkimi Europian me 11% ka popullsinë që ka marr pjesë më shumë në trajnime. Serbia, 6%


Vetëm 0.7% e popullsisë shqiptare në moshë pune nga 25-64 vjeç ka kryer një trajnim profesional. Të dhënat e Fondacionit Europian të trajnimeve për vitin 2022 tregojnë se Shqipëria është në vendin e fundit në Ballkan, ndërsa më e përditësuar shfaqet Serbia me rreth 6%.

Bashkimi Europian me 11% ka popullsinë që ka marr pjesë më shumë në trajnime.

“Në përgjithësi kultura jonë e ka që ne mbarojmë shkollën e duke punuar, duke mësuar. Madje shpeshherë edhe kur kompania paguan trajnime atyre ju duket si humbje kohe”, tha eksperti IT, Erion Demiri.

Stafi i trajnuar do të ndihmojë në rritjen e kompanisë sipas ekspertëve. Investimi i vazhdueshëm te burimet njerëzore nuk duhet të shihen si shpenzime të tepërta, por para që do ju kthehen shumëfish. Teksa këshillohet që edhe punonjësit duhet të jenë më kërkues ndaj vetes.

“Kush do të avancojë duhet të qëndrojë me hapin e kohës. Kemi dy aspekte, të punësuarin që çfarë duhet të bëjë për veten ose më saktë çfarë mund t’i kërkosh punëdhënësit për të të pasuruar ty nga ana profesionale. Nga ana tjetër dhe punëdhënësi, bizneset shqiptare janë goxha mbrapa. Është një sasi e vogël kompanish, kryesisht kompani të mëdha të cilat kanë fondin e trajnimeve e i bëjnë ato me seriozitet. Pastaj, kemi shumicën e bizneseve shqiptare që nuk mendohet fare një fond trajnimesh vjetore”, tha eksperti i IT, Erion Demiri.

Epoka digjitale që po jetojmë ka sjell nevojën edhe për përshtatjen e bizneseve në hapësirat virtuale me njohuri të përditësuara jo vetëm mbi profesionin por edhe më gjerë.

“Ne duhet të kuptojmë që po jetojmë një kohë e cila ka ndryshime të mëdha teknologjike. Pandemia solli faktin që u eksperimentua puna nga shtëpia. Teknologji të reja lindën për të lehtësuar faktin që ne ishim të mbyllur. Kemi tani edhe inteligjencën artificiale që po rrezikon disa pozicione pune. Në këtë moment, duhet të ndryshojmë qasje”, shtoi Demiri.

Lexo më shumë nga

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.