Rama: Për katër muaj rreth 20 milionë euro në dispozicion të Shkodrës

Kryeministri Edi Rama: Kemi filluar të hyjmë në projektet e rëndësishme që i premtuam qytetarëve të Shkodrës


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se brenda një periudhe prej 4 muajsh qeveria ka vendosur në dispozicion të Shkodrës rreth 20 milionë euro.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama tha se “kemi filluar të hyjmë në projektet e rëndësishme që i premtuam qytetarëve të Shkodrës, që me shumë shpejtësi kanë filluar të realizohen, disa të tjera janë në fazën e projektimit”.

“Brenda një periudhe prej 4 muajsh, apo më pak se 4 muajsh po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit të bashkisë, ne kemi vendosur në dispozicion të Shkodrës rreth 20 milionë euro për fillim”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “e kam thënë gjithmonë, po iu desh kohë madje, unë nuk besoj që shkodranët në të vërtetë besuan, por pas shumë kohësh kuptuan që ishte një budallallëk i madh që t’i binin fyellit në një vrimë e të prisnin një muzikë tjetër, në njëfarë mënyre nga kjo përfituam ne. Nuk ka rëndësi kjo, ky ndryshim ka ndodhur dhe kthesa ka filluar”.

“Shkodra është e vetmja nyje strategjike e zhvillimit të vendit që është e patrajtuar ende. Ndërkohë që nyjet e tjera strategjike kanë akoma shumë punë për t’u kthyer krejtësisht në motor zhvillimi, që punojnë me të gjithë fuqinë e tyre, janë tashmë prej kohësh në funksion të ekonomisë së vendit.Për këtë arsye ne Shkodrën e kemi prioritet dhe do vazhdojmë ta kemi prioritet kryesor”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “projekti i hyrjes së Shkodrës po bëhet është në kantier, është në fazën e parë. Kompania që e ka marrë është e njëjta që ka bërë një pjesë të rëndësishme për Lungomaren e famshme të Vlorës”.

Më tej Rama tha se një “kemi një tjetër projekt që është në rrugën e nisjes, atë të kalasë së Rozafës për ta bërë akoma më të tërheqëse e të disponueshme për aktivitetet që zhvillohen aty”.

Pastaj, vijoi Rama, jemi duke punuar për një projekt tjetër për fabrikën e telave me bashkinë për ta kthyer në një zonë kryesisht për të rinjtë, por edhe për të gjitha moshat, me aktivitete sportive kryesisht.

“Por jo vetëm, ishim në bashki dhe pamë projektin e ri që tanimë është bërë gati për të gjithë zonën e Zdrales, jam shumë i kënaqur që do kem edhe unë dorë në heqjen e atij tregut të tmerrshëm mbrapa stadiumit, sepse pika e kthesës në çdo qytet, qysh nga Tirana që mbaj mend si kryetar bashkie, kur heq këto tregje. Natyrisht do hiqet tregu, por nuk do lihen pa asnjë mundësi ata që janë aty, ajo pjesë e tyre që kanë kualitet në atë punë që bëjnë. Është një investim i madh që prek një aks të tërë, që e lidh gjithë zonën e stadiumit me pjesën qendrore, por që ia vlen dhe që ne do ta bëjmë. Aty ka monumente kulture të rëndësishme, aktivitet tregtar të rëndësishëm, aty ka një potencial shumë të madh që sot për sot nuk duket se është komplet i mbuluar nga e gjithë rrëmujë që është aty”, tha Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se “ky projekt do të fillojë vitin tjetër, sepse është shumë i madh dhe do ta fillojmë me faza dhe do të bëhet një qendër e re e Shkodrës. Do të krijojmë goxha energji për qytetin dhe do rrisim turizmin në qytet”.

Rama informoi gjithashtu se “do të fillojë projekti për restaurimin tërësor të godinës së bashkisë së Shkodrës. Ajo godinë flet shumë për kush e ka drejtuar Shkodrën për 30 vjet sepse është një monument kulture me shumë vlera dhe është lënë në një situatë shumë të keqe është shtëpia e qytetit, Beneti e ka hapur e ka kthyer në një pikë të aksesueshme për njerëzit, por ajo ka nevojë për një restaurim dhe ka nevojë të jetë një diamant në dorën e qytetit dhe jo një godinë që të vjen keq kur e shikon se duket se nga momenti në moment duket se do bjerë”.

“Jemi duke përfunduar edhe projektin e muzeut të kujtesës, muzeu i historisë së dhimbshme të persekutimit. Do ta kthejmë në një muze shumë dinjitoz për të dëshmuar atë histori tragjike të komunizmit. Pamë gjithashtu punën edhe për transformimin e fasadave të rrugës kryesore që nuk është vetëm çështje bukurie, se këta që thonë vetëm fasada nuk e kuptojnë këtë punë”, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se “një program tjetër inovativ që ka Beneti për ta kthyer Shkodrën në një model të parë të shfrytëzimit të energjisë diellore për banesat që shpresoj që të ecë përpara si duhet. Por në atë projekt është Beneti pa qeverinë, unë kam besim që Beneti duke qenë me një këmbë të majtë me një këmbë të djathtë, se ne të tjerët jemi me dy këmbë të majta, do të dijë ta përdorë dhe këmbën e djathtë se të majtën e ka në rregull se ia hedhim ne topat”.

Kryeministri Rama tha se “nuk e kam premtuar asnjëherë rrugën e Dukagjinit, por kur i thashë unë, Beneti nuk donte fare, që të konsideronte të bëhej kryetar bashkie në Shkodër, një nga gjërat që kishte merak ishte që unë të premtoja rrugën e Dukagjinit”.

Lexo më shumë nga

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë…