“Gjermani 2024”, Duka: Për mua favoritët janë Franca, Anglia dhe Italia

Italia është një nga rivalët e Kombëtares sonë në “Euro 2024” dhe kjo e ka rritur interesin e medieve “axurre”.


Italia është një nga rivalët e Kombëtares sonë në “Euro 2024” dhe kjo e ka rritur interesin e medieve “axurre”.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “La Politica del pallone” dhe fokusi ishte te përballja me kampionët e Europës në fuqi, Europiani në vetvete, e për të kaluar më pas edhe te ndryshimet e bëra në Shqipëri në infrastrukturë.

“Për ne është një sukses i madh të jemi në “Euro2024”. Ia dolëm shumë mirë në kualifikuese, dolëm të parët në grup. Tani shorti na vendosi kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Me të vërtetë nuk donim të luanim kundër Italisë, pasi siç e thatë edhe ju me Italinë kemi raporte të mira edhe në futboll, jo vetëm në politikë. Shumë të rinj shqiptarë luajnë në Itali, madje nëse nuk e dini luajnë po aq fëmijë shqiptarë sa në Shqipëri”, shprehet fillimisht presidenti Duka, i cili më pas vijoi të fliste për duelin me Italinë.

“Ne kemi marrëdhënie të mira, por do të jemi kundërshtarë, edhe pse vetëm për 90 minuta. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën kundër kampionëve në fuqi të Europës. Ne e dimë forcën e Italisë, të lojtarëve, të skuadrës, por ne dhe ne kemi ardhur këtu pa na dhuruar asgjë askush. Kemi fituar grupin tonë dhe do të bëjmë më të mirën për ta përballuar këtë ndeshje”, shtoi kreu i FSHF-së.

I pyetur, nëse përballja me Italinë është si një finale Botërori për Shqipërinë, Duka shtoi: “Të gjitha ndeshjet në Europian janë të vështira. Lojtarët tanë duhet ta luajnë këtë ndeshje si gjithë të tjerat, sikurse ndaj Polonisë dhe Çekisë në kualifikuese. Duhet ta luajmë përballjen ndaj Italisë si një ndeshje normale. Sigurisht është ndeshje e rëndësishme, pasi nëse bëjmë mirë mund të ecim përpara në Europian.

Nëse jo, duhet të shohim ndeshjet me Kroacinë dhe Spanjën. Të luash përballë kampionëve të Europës është gjë e bukur. Problemi i vetëm është se të gjithë shqiptarët duan bileta për atë ndeshje. Shpresoj që tifozët të krijojnë një atmosferë pozitive, sikurse kemi bërë në miqësoren që kemi zhvilluar në Xhenoa.”

I pyetur për politikanët pjesëmarrës në stadium, Duka u shpreh se, “Kryeministri shqiptar e sigurt që do të vijë. Nuk mendoj se do të mungojë ndonjë politikan në ndeshjen kundër Italisë, të gjithë do të vijnë. Kryeministri Rama është tifoz futbolli, tifoz i Kombëtares dhe sigurisht do të jetë në stadium në këtë ndeshje. Meloni nuk e di, shpresoj të vijë”.

Për recetën e fitores, Duka tha se, “të mundësh Italinë është diçka shumë e vështirë, shumë e vështirë, por ne do ta provojmë ta bëjmë. Do e luajmë si një ndeshje normale. Po luajtëm pa presion, do jetë më e lehtë për ne. Italia është një skuadër me eksperiencë, me lojtarë të mirë, janë kampionët në fuqi të Europës, por vuajtën pak në kualifikuese”.

Sa i përket investimeve në Shqipëri, Duka theksoi se, “infrastruktura në Shqipëri ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Kemi stadiumin në Tiranë, ku keni parë finalen e “Conference League”. Kemi ndërtuar një qendër stërvitore për Kombëtaren, që i ka të gjitha kushtet, jo aq e madhe sa Koverçiane, por i ka të gjitha brenda për skuadrat kombëtare. Kemi rikonstruktuar edhe katër stadiume të tjera, jo vetëm atë në Tiranë. Aktualisht jemi përzgjedhur për të organizuar edhe kampionatin Europian për Under-17 në vitin 2025. Kemi shfrytëzuar të gjitha burimet, me ndihmën e qeverisë dhe projekteve të FIFA-s dhe UEFA-s. Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara”.

Për grupi në Europian, Duka tha se, “kemi në grup kampionët e Europës, kampionë bote dhe finalisten e Kupës së Botës. Janë skuadra të forta, nga më të fortat në Europë. Në Europian është e vështirë të gjesh skuadra të dobëta. Janë të gjitha skuadra të forta. Ne mund të jemi nga skuadrat më të dobëta, jemi për të dytën herë në Europian. Siç e thashë në fillim, as ne nuk na ka dhuruar kush gjë. Kemi ardhur këtu me punën që kanë bërë lojtarët, me rezultatet e marra në grup. Do mundohemi të bëjmë më të mirën. Do tentojmë të kalojmë grupin, nëse nuk ia dalim do jemi të lumtur me pjesëmarrjen”.

I pyetur për një parashikim për Europianin, Duka u përgjigj se, “Europianin e fiton Shqipëria (qesh). Nëse ndodh, e gjithë Shqipëria do të vijë në Gjermani për të parë finalen. Tani të flasim seriozisht, skuadrat më të forta janë ato të vazos së parë, Anglia, Franca, Portugalia”.

“Gjithsesi në turne të tillë ka specifika të ndryshme dhe kurrë nuk dihet çfarë mund të ndodhë. Mund ta fitojë edhe Italia, siç bëri në vitin 2021. Për mua favoritët janë Franca, Anglia e Italia”, përfundoi Duka intervistën.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…