Ambasadorja e Kubës, Marieta Garcia Jordan, paraqet Letrat Kredenciale
Gjatë takimit mes Kreut të Shtetit dhe Ambasadores së Kubës u theksua nevoja e bashkëpunimit të dy shteteve,
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letër Kredencialet e Ambasadores së re të Republikës së Kubës në Shqipëri, Marieta Garcia Jordan.
Presidenti i uroi mirëseardhjen në Tiranë dhe suksese në detyrën e re.
Gjatë takimit mes Kreut të Shtetit dhe Ambasadores së Kubës u theksua nevoja e bashkëpunimit të dy shteteve, në veçanti mes përfaqësive në organizmat ndërkombëtarë.