Liridona, ftohtësia e përbindëshit dhe kulti i parasë!

Vrasja e Liridonës ka tronditur opinionin publik jo thjesht si krim makabër


Nga Ilir Yzeiri

Vrasja e Liridonës ka tronditur opinionin publik jo thjesht si krim makabër, që do të thotë se një mashkull ka vrarë një femër, jo, ky krim të trondit sa i takon mënyrës si është thurur intriga. Ky nuk është krim feminicid. Liridona nuk u vra pse ishte femër. Krimet feminicide zakonisht kryhen nga individë apo grupe individësh që urrejnë femrën dhe i gjykojnë devijimet e saj nga ideologjia apo morali i shoqërive autoritare ose për motive të tjera gjinore. Dhuna ndaj grave në vendet islamike është po ashtu një gjë e njohur. Krimi që ndezi Iranin dhe nxori në protesta gratë dhe të rejat iraniane u provokua nga feminicidi shtetëror. Policia e moralit torturoi deri sa e vrau në burg Mahsa Aminin vetëm pse ajo kishte vendosur shaminë që i mbulonte kokën jo në mënyrën e duhur.

Një krim tjetër makabër ka shenjuar dhe shenjon vrasjet e grave dhe të rejave në kohën tonë. Ai është krimi i pasionit të egër. Këto ditë Italia po zien nga vrasja makabre e Xhulia Çeketinit prej ish të dashurit Filippo Tureta. Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara 64% e krimeve ndaj femrave është kryer nga njerëzit e afërm brenda familjes. Pra, kjo dukuri tragjike nuk është as e re as e panjohur. Ka qenë një mendim i qëndrueshëm sidomos në ideologjinë e shekullit të kaluar që thoshte se emancipimi dhe zhvillimi i një shoqërie matet me vendin dhe rolin që luajnë gratë në atë shoqëri dhe në atë vend. Kjo panoramë dhe edhe nëse bëjmë një tjetër më të zgjeruar nuk na ndihmon të kuptojmë përmasat e mendjes së një përbindëshi, pra të atij që ka ndërtuar skenën e vrasjes së Liridonës. Asnjë krim nuk mund të justifikohet dhe aq më tepër vrasja.

Por, në rastin tonë, nuk jemi përballë një gjendjeje anormale të momentit, jemi përballë një situate që të duket se as fantazia më e çartur nuk e rrok dot. Autori i dyshuar, bashkëshorti i Liridonës, siç del nga hetimet, e kishte planifikuar me kohë që ta vriste Liridonën. Deri këtu jemi në tipologjinë e një krimineli të klasifikuar, të njohur, të ditur. Plani për të realizuar këtë krim makabër e bën këtë bashkëshortin e Liridonës një përbindësh. Ai pajton vrasësin dhe një tjetër dhe nis zbatimin e planit të tij. Vendi dhe personazhet që ai fut në veprim për të realizuar këtë akt makabër, nuk mund të lejohen as edhe në një film horror. Sajohet një darkë dhe në atë darkë ai merr me vete edhe fëmijët. Po fëmijët pse ?

Si ka mundësi që mendja e këtij përbindëshi të jetë bërë akull e ftohtë dhe përballë ambicies së tij për ta vrarë bashkëshorten të mos llogarisë asgjë, as edhe fëmijët e tij. Nuk ka qënie në planet që të ketë këtë ndjeshmëri barbare, pra, që për hir të motivit që e shtyn të vrasë bashkëshorten, të nxjerrë nga vetja edhe ndjeshmërinë për fëmijët, pra ta realizojë krimin në një skenë të ngushtë, brenda në makinë, në sy të fëmijëve, të vrasë bashkëshorten me dorën e një tjetri. Kjo ftohtësi barbare e bën këtë kriminel një qënie unike dhe i tejkalon të gjitha modelet e atyre kriminelëve që kemi njohur deri tani.

Dhe nëse vërtetohet se arsyeja për ta realizuar këtë krim paskërka qenë ideja për të përfituar nga sigurimi i jetës së Liridonës në Suedi që shkon deri në 20 milion euro, atëherë, ne, të gjithë, duhet të ndjehemi të vrarë. Sepse kjo monstër që ka realizuar këtë krim me këtë motiv na zbulon plagën më të thellë që ka shoqëria shqiptare sot dhe që është kulti i parasë apo pasurimi me çdo çmim. Të gjitha krimet dhe shkatërrimi social i shqiptarëve, në pjesën më të madhe, vijnë prej këtij pasioni të mbrapshtë. Të braktisësh Kosovën e Shqipërinë për të shitur e mbjellë drogë nëpër Europë, kjo nuk është ikje për një jetë më të mirë.

Një shoqëri që promovon nga mëngjesi në darkë kultin e njerëzve vanitozë që shfaqen nëpër këngët tallava e nëpër ekrane televizionesh dhe promovojnë luksin dhe paranë, një shoqëri e çmendur që nuk flet për edukim e për jetën e thjeshtë, një shoqëri që heronjtë e saj të dikurshëm i ka zëvendësuar me kriminelët e drogës dhe politikës, një shqëri që ka shkatërruar arsimin dhe që i mëkon fëmijët jo me dëshirën për të bërë një jetë modeste, por me nxitjen për të marrë nga sytë këmbët vetëm që të bëhesh i pasur, herët a vonë do të lindë mosntra të tilla që e shohin gruan dhe fëmijët si parcela me kanabis që mund t’i shesin e t’i vrasin për t’u bërë të pasur. Vrasja e Liridonës dhe sidomos motivi i saj na tregon shenjën e një shoqërie që është shthurur deri në atë masë sa do të duhen shekuj të vijë kthjellohet.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…