Ambasadori i Portugalisë, Bernando Pereira, paraqet Letrat Kredenciale
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua me Ambasadorin e Portugalisë në Tiranë, Bernardo Luís de Carvalho Futscher Pereira.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Portugalisë në Tiranë, Bernardo Luís de Carvalho Futscher Pereira.
Kreu i Shtetit pranoi Letër Kredencialet e tij dhe shprehu bindjen se Shqipëria do të gjejë të njëjtën mbështetje nga Portugalia në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE edhe pas rikonfigurimit të institucioneve të Unionit në zgjedhjet europiane të vitit 2024.
Pjesë e bisedës ishte dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes investimeve të sipërmarrësve portugezë në Shqipëri dhe bashkëpunimi në fushën e turizmit.