Manja: Marrëveshja me Italinë për migrantët ka kaluar gjithë filtrat kushtetues

Ministri i Drejtësisë: Marrëveshja është miratuar nga qeveria italiane


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh sot se marrëveshja me Italinë për migrantët i ka kaluar të gjitha filtrat ligjorë e kushtetues.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Manja iu përgjigj pyetjes së gazetarëve pas depozitimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës për shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje.

Manja bëri të ditur se ndërkohë marrëveshja është miratuar nga qeveria italiane.

“Janë bërë publike edhe arsyet e nënshkrimit të kësaj marrëveshje apo qëndrimi ynë dhe i qeverisë shqiptare në lidhje me këtë marrëveshje. Është e drejtë e gjithkujt, edhe e opozitës, edhe e deputetëve, ta çojnë këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka se si të jetë antikushtetuese një marrëveshje e cila ka kaluar të gjitha filtrat përpara nënshkrimit me palën italiane”, u shpreh Manja.

“Nuk e di nëse Gjykata Kushtetuese do ta marrë në shqyrtim ose jo, por kjo marrëveshje sa i takon përputhshmërisë me Kushtetutën dhe ligjin i ka kaluar të gjitha filtrat përpara se të nënshkruhet nga dy kryeministrat, Rama dhe Meloni”, shtoi ai. (ATSH)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.