Hasani në Bruksel, pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Kryediplomati shqiptar do të jetë pjesë e panelit të parë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është nisur drejt Brukselit, për të marrë pjesë në Samitin “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor – Thyerja e Ngërçit: Gratë, të rinjtë, drejtësia dhe zgjerimi i BE”.

Kryediplomati shqiptar do të jetë nesër pjesë e panelit të parë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”.

Gjatë samitit të këtij viti do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh e politikash.

Ky samit do të ofrojë një mundësi për të reflektuar mbi këto sfida në kontekstin e momentit të ripërtërirë të zgjerimit të BE-së që përfshin jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Ukrainën, Moldavinë dhe vende të tjera të fqinjësisë lindore të Bashkimit Europian. (ATSH)

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.