Balla te “Sami Frashëri” në Përmet: Nxis nxënësit të rrisin bashkëpunimin me Policinë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ndal në gjimnazin “Sami Frashëri” në Përmet, për të folur mbi Paketën e Sigurisë në Shkolla.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës në jug të vendit u ndal në gjimnazin “Sami Frashëri” në Përmet, i cili ka mbi 200 nxënës, për të folur mbi Paketën e Sigurisë në Shkolla.

I shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë, Ministri tha se Përmeti ka një emër të rëndësishëm sa i përket sigurisë me një numër të ulët të veprave kriminale ndër vite.

Ai nxiti nxënësit, Këshillin Rinor për të rritur bashkëpunimin me oficerët e sigurisë dhe Policinë, për të ruajtur emrin e mirë të Përmetit.

“Gjithmonë ka tentativa nga individë të caktuar për të përfshirë nxënës në përdorimin e lëndëve narkotike. Ju nxis të merreni me sport e lexim, e aspak me përdorimin e narkotikëve, pasi janë dëm për shëndetin tuaj dhe dëm i madh financiar për familjet tuaja”, iu drejtua Balla, nxënësve.

Ai shtoi se Policia do të bëjë gjithçka për të izoluar dhe parandaluar fenomenin e shpërndarjes së këtyre lëndëve.

Balla tha se duhet reaguar me forcë kundër bullizmit apo dhunës me bazë gjinore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku i ftoi nxënësit të jenë bashkëpunues duke informuar në kohë Policinë për çdo rast, brenda apo jashtë shkollës. Përfaqësues të nxënësve thanë se parandalimi është shumë më tepër efektiv, për të rritur sigurinë kudo.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…