Mirush Kabashi notoi në oqeanin e artit!
Ai me brezin e tij të artistëve tregoi se sa e madhe është lavdia e artit që nuk bën kompromis me politikën dhe biznesin.
Nga Kastriot Kotoni
Mirush Kabashi notoj në oqeanin e artit.
I mbaj mend dy burra durrsak të cilët në çdo fillim korriku notonin me not krol nga Teuta deri tek pista Iliria. Fati njerzor e donte që unë të kisha privilegj plazhin si asnjë tiranas tjetër , fal mamasë që për një pozicion pune i shpërndante ajo vilat , kampet e pyshime në një ministri për gati njëzet vjet. Ajo në mëndjen e saj si ish studente mjeksie thoshte : “Sa ti bëj lekët ilaçe më mirë të shkojmë në plazh”. Kështu në kujtesën time hynë aktivitetet e ndryshme kulturore sportive në kohën e plazhit.
Qysh nga hipizmi në kohën e Ballukut e Dumes e deri tek cirku i Tiranës në çdo cep të plazhit. Do thoni ju po harrove xhiron e famshme të plazhistëve tek Breshka?
Njëherë tjetër do tregoj për muzikën dhe manjetofonin që e fshihnin në rërë. Kur i shikoje Spiro Urunin me mustaqe dhe Mirush Kabashin tek notonin mëse 3 apo 4 km me not , mendoje me vete se mos artistët kishin lindur për tu marr me not , apo kishin marrë ndonjë rol për filma si tek “Herkuli”.
Plot energji e vitalitet aktorët kur dilnin nga deti menjëherë vinin kapele verore e zyze dielli nga më të fundit në modë e ne cmironjozët e Tiranës i quanim me fat durrsakët për fatin që i kish përkëdhelur , sepse shprehja “Afër detit afër mbretit”, merte tjetër kuptim, që domethënë , nuk kishte një familje durrsake pa një lidhje me portin më të madh të Shqipërisë, ndaj na bëni karshillëk me modën.
Mirushi ishte i njohur pak ose më mir me thënë në një si dramatizim filmik me dramën e Dritëro Agollit ” Komandant Rrapo” marr nga romani i tij, Komisari Memo” .
Në këtë dramë e filmuar në terren Mirushi luante rolin e një dezertori Zarrikun të cilin e luajti me plot gojën si askush me partner kolosin e artit Nikolin Xhoja.
Pa përjashtuar asnjë moment spektatorin dursak i cili e rriti me duartrokitjet e tij këtë aktor me përmasa ndërkombëtare, M.Kabashi filloi të notoj në detin e madh të artit me shumë role, ku spikat sa arti i fjalës, po aq plastika, sa interpretimi pa fjalë , po aq lëvizshëria skenike me masë dhe simbolikën e duhur në çdo spektakël qysh në vitet 1980 e këtej.
Mirushi notoi me tipa e karakteret e ndryshëm të personazheve që do të ngelen të paharueshëm, por edhe në zhanrin e tij të intepretimit të fjalës artistike .
E përpunoi me thellësi “Apologjinë e Sokratit”, shkruar nga Kosta Varnalis dhe e luajti për 1 orë e 20 minuta atë monolog që i dha kurorën më të lartë të intepretim në një festival në Egjiptin e lashtë dhe të madh.
Arti i poezisë së inteprentuar prej tij në kohët tona, mori përmasa të reja falë internetit dhe dixhitalizimit mediatik. Ky udhëtim që i kalon përmasat e detrave dhe oqeaneve e mbanë gjallë kujtimin e këtij brilanti të artit shqiptar. Ai me punën e tij e shpejtoi kohën për frymëzimin e brezave në kohët moderne, u dha zë autorëve të cilët i shpirtëzoi, qysh nga Kuteli e Kadare e Agolli, Vaso Pasha, Azem Shkreli, me artin e interpretimit të poezisë.
Ai me brezin e tij të artistëve tregoi se sa e madhe është lavdia e artit që nuk bën kompromis me politikën dhe biznesin.
Mirushi ishte detar që dhëmbështrënguar nuk iu përul askujt për të shitur një art të shtirur, fals për hir të projekteve dhe rrogës. U preht në paqe lundëtari që u kthye në kapiten të anijes së artit shqiotar.