Rama uron festën Hanuka: Shpresë dhe dritë në jetën e të gjithë hebrenjve
Kryeministri Edi Rama uroi sot komunitetin hebre në Shqipëri dhe anembanë globit
Kryeministri Edi Rama uroi sot komunitetin hebre në Shqipëri dhe anembanë globit, dhe veçanërisht atyre në shtetin e Izraelit, për festën Hanuka.
Në një postim në rrjetet sociale Rama tha se “ndërsa dritat e Hanuka ndriçojnë shtëpitë dhe zemrat, unë u dërgoj përshëndetje dhe bekime të përzemërta”.
“Hanuka, Festivali i Dritave, feston triumfin e dritës mbi errësirën, i spiritualitetit mbi materializmin dhe i lirisë mbi shtypjen. Është një kohë për të reflektuar mbi mrekullinë e Makabenjve dhe forcën e qëndrueshme të besimit”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh “lërini qirinjtë e Hanuka të sjellin shpresë dhe dritë në jetën e të gjithë hebrenjve dhe shkëlqimi i tyre u kujtoftë të gjithëve unitetin dhe qëndrueshmërinë që përcaktojnë shpirtin njerëzor”.