100 pemë të reja nder të 100-vjetorit të lindjes së themeluesit të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev

Të pranishëm ishin ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj


Në nder të 100-vjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit modern të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev, Tiranës iu shtuan edhe 100 pemë të reja në parkun e Farkës nga Ambasada e Azerbajxhanit.

Gjatë kësaj ceremonie, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi raportet speciale mes dy vendeve dhe projektet konkrete të bashkëpunimit.

“Më vjen mirë që me Azerbajxhanin kemi një bashkëpunim me ata që bëjnë punë konkrete. Sot mbjellim 100 pemë. Për të gjithë ata që thonë ku janë këto 1 milion pemët, në fakt, 1 milion nuk mbillen për një ditë. 100 pemë i mbjell një ambasadë, 100 pemë një shkollë, 100 pemë një kompani, dhe kur secili bën atë të voglën e vet, kemi të madhen tonë të përbashkët. Ky është kampusi më i madh ose kantieri më i madh i gjelbërimit në Tiranë”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se kjo nismë duhet të ndiqet edhe nga vende të tjera për të dhënë një kontribut konkret.

“Nuk janë vetëm 100 pemë, por janë 100 mesazhe. Për të gjithë ata që, nëse kanë mundësi, do preferonim edhe nga BE, edhe nga kolegë të tjerë, më pak fjalime, dhe më shumë kontribute, më shumë pemë, më shumë autobusë elektrike, më shumë rrugë pedonale, dhe më pak konferenca, seminare dhe trajnime, me të cilat jemi të ezauruar”, shtoi kreu i bashkisë.

Veliaj vlerësoi edhe projektin TAP, që bashkon Shqipërinë me Azerbajxhanin, në një nga projektet më të rëndësishme energjetike.

“Kur mendoj që projekti i TAP-it ka bërë një pafundësi shkollash, çerdhesh, kopshtesh, parqesh, këndesh lodrash, ka bërë një pafundësi rehabilitimi të territoreve ku ka kaluar për t’u siguruar që zhvillimi nuk e shkatërron natyrën. Zhvillimi e mbron natyrën”, deklaroi kreu i bashkisë.

Në nder të miqësisë mes dy vendeve, bashkia e Tiranës do të financojë edhe një shkollë në Nagorno Karabak, si një kontribut për bashkëjetesën mes armenëve dhe azerëve.

“Ne kemi një raport shumë special me Azerbajxhanin. Më vjen mirë që kemi mundësuar të bëjmë një financim për një shkollë në Nagorno Karabak. Një konflikt dhe një situatë e ndërlikuar prej vitesh. Tani që ka një zgjidhje, dhe tani që ka një dëshirë për të pasur një komunitet multietnik, që edhe azerët, edhe armenët të kenë shkollat, të kenë kopshte, çerdhe, ne do bëjmë pjesën tonë modeste. Të njëjtën gjë kemi bërë në Kharkiv, në Preshevë, në Bujanoc, në Tuz. Prandaj, duam të jemi modestisht kontribues i kësaj klime multietnike të harmonisë dhe të bashkëjetesës në atë zonë”, theksoi Veliaj.

Ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut për bashkëpunimin në zbatimin e këtij projekti.

“Ky projekt i është dedikuar me rastin e 100-vjetorit të lindjes së themeluesit të Azerbajxhanit modern, Heydar Aliyev. Ai ishte i pari që kontribuoi edhe për zhvillimin e marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Jam vërtet shumë i kënaqur, jo vetëm për promovimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, por edhe për impaktin social dhe mjedisor të kësaj nisme për qytetarët e Tiranës. Jam i sigurtë që ky park, në vitet që do vijnë, do transformohet dhe do të jetë po aq tërheqës sa ai që është në qendër të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Nismës së bashkisë së Tiranës “Dhuro pemë për Tiranën” i janë bashkuar vitet e fundit ambasadorë, donatorë dhe biznese duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në shtimin e gjelbërimit në kryeqytet.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…