Banka Botërore, 80 milionë euro kredi për mbetjet, përfitojnë mbi 138 mijë banorë

Banka Botërore ka miratuar projektin “Mjedisi i pastër dhe i qëndrueshëm për dete blu” për Shqipërinë


Banka Botërore ka miratuar projektin “Mjedisi i pastër dhe i qëndrueshëm për dete blu” për Shqipërinë, me vlerë prej 80 milionë dollarësh, që do të trajtojë ndotjet në brezin bregdetar jugperëndimor të vendit.

Ky projekt synon zonën e mbetjeve nga Jugu i Vlorës në Gjirokastër si dhe lumin Vjosa, i fundit lumë me rrjedhje të lirë në Evropë, duke përmirësuar menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe reduktuar ndotjen e ujit.

Sipas Bankës Botërore, investimi do të përmirësojë menaxhimin e mbetjeve, nga grumbullimi në riciklim, në bashkitë e pellgut të lumit Vjosa. Vlerësohet se janë 138.800 banorë të bashkive Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj dhe Selenicë, që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga shërbime më të mira të menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe kanalizimeve të ujërave.

Banka bën të ditur se me një vëmendje të shtuar në ruajtjen e pasurive unike natyrore, trashëgimisë kulturore të zonës dhe potencialit turistik me vlerë të lartë, projekti i ri synon ta transformojë këtë rajon në një forcë lëvizëse për rritjen ekonomike lokale, rajonale dhe kombëtare.

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.