Gonzato: Mbështesim fuqimisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato shprehu mbështetjen për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato shprehu sot mbështetjen për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Gonzato zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e vendeve evropiane në Tiranë, ndërsa u shpreh se mezi pret të punojë së bashku me ta.
“Takim i parë i shkëlqyer me kolegët e mi të BE-së në Tiranë. Së bashku si ‘Ekipi Evropa’, ne mbështesim fuqimisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Mezi presim të punojmë së bashku me ta”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në rrjetet sociale.
Ambasadori zhvilloi po ashtu një takim me ekipin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
“Takimi im i parë me ekipin tim shumë të përkushtuar në Tiranë. Ekspertiza dhe profesionalizmi i tyre kanë qenë kyç në mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj në BE. Jam krenar që punoj me ta për të ardhmen e begatë të Shqipërisë”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.