Muzhaqi: Mbështetje për organizatat rinore dhe bashkitë!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ka hapur sot në Ditën Kombëtare të Rinisë
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ka hapur sot në Ditën Kombëtare të Rinisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Rinisë, thirrjen e tretë për projektpropozime, për të mbështetur organizatat rinore, për të rinjtë dhe bashkitë e vendit.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
“Gëzuar Ditën e Rinisë për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Për t’ju uruar kemi vendosur të hapim thirrjen për infrastrukturë rinore për bashkitë, me anë të së cilës do të mbështesim të paktën 5 bashki për të ndërtuar hapësira rinore, qendra rinore dhe biblioteka për të rinjt”, theksoi Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale.
Për njësitë e vetëqeverisjes vendore kjo thirrje synon rikonstruksionin, ndërtimin, rindërtimin dhe funksionin e objekteve publike, pjesë e infrastrukturës rinore si: qendra rinore, biblioteka dhe qendra rekreative për të rinjtë.
Shuma e financimit për projekt-propozimet fituese do të jetë deri në 10.000.000 lekë.
Thirrja do të qëndrojë e hapur nga 8 dhjetor 2023 deri më 7 janar 2024.