Festat e Nëntorit, mbrëmje gala kushtuar diasporës shqiptare në Greqi!
Festë madhështore nga ambasada në nder të 111-të vjetorit të Pavarësisë dhe 79-të vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Në nder të përvjetorit të 111-të të Pavarësisë dhe atij të 79-të Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e Shqipërisë në Greqi organizoi, në ambientet e “Divani Caravel”, një mbrëmje gala kushtuar diasporës shqiptare në Greqi.
Morën pjesë personalitete të shquara shqiptare nga të gjitha fushat e veprimtarisë, shkencore, artistike dhe shoqërore në Greqi, përfaqësues të shoqatave shqiptare të ardhur nga të gjithë viset greke, bashkëatdhetarë, miq grekë e të huaj.
Në fjalën e saj përshëndetëse Ambasadorja Luela Hajdaraga foli për rëndësinë e këtyre datave historike për shtetin shqiptar, duke i bërë homazh grave dhe burrave të kombit, misionarëve të lirisë, që luftuan në mbrojtje të Shqipërisë dhe shqiptarisë, si dhe të gjithë brezave që punuan dhe na trashëguan një atdhe të lirë dhe të bekuar.
“S’ka mesazh më të madh atdhedashurie se ky që përjetojmë sot, në këtë sallë të tejmbushur me bashkëkombas të të gjitha moshave nga e gjithë Greqia. Një mesazh i cili është gjithashtu dhe një dëshmi e fortë, e një bashkëpunimi të shkëlqyer që kemi ndërtuar së bashku këto tre vite. Kur e mora këtë detyrë e dija që nuk do të ishte një rrugë e lehtë, por brenda vetes zgjodha dy shtylla të forta që do t’i rezistonin çdo vështirësie: Dashurinë për Shqipërinë dhe Dashurinë për Njeriun”, tha ambasadorja Hajdaraga.
Në një atmosferë të elektrizuar nga ngjyrat kuq e zi, të ftuarit shijuan një program të gjallë dhe të larmishëm artistik, interpretuar me shumë emocion nga artistë të të gjitha moshave, këngëtarë, instrumentiste të talentuara dhe grupe popullore, të dala nga gjiri i komunitetit tonë dhe me gjithëpërfshirjen e shoqatave atdhetare.
POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS
Në nder të përvjetorit të 111-të të Pavarësisë dhe atij të 79-të Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e RSH-së në Greqi organizoi, në ambientet e Divani Caravel, një mbrëmje gala kushtuar diasporës shqiptare në Greqi, me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara shqiptare nga të gjitha fushat e veprimtarisë, shkencore, artistike dhe shoqërore në Greqi, përfaqësues të shoqatave shqiptare të ardhur nga të gjithë viset greke, bashkëatdhetarë, miq grekë e të huaj.
Në një atmosferë të elektrizuar nga ngjyrat kuq e zi, të ftuarit shijuan një program të gjallë dhe të larmishëm artistik, interpretuar me shumë emocion nga artistë të të gjitha moshave, këngëtarë, instrumentiste të talentuara dhe grupe popullore, të dala nga gjiri i komunitetit tonë dhe me gjithëpërfshirjen e shoqatave atdhetare.
Në fjalën e saj përshëndetëse Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga foli për rëndësinë e këtyre datave historike për shtetin shqiptar, duke i bërë homazh grave dhe burrave të kombit, misionarëve të lirisë, që luftuan në mbrojtje të Shqipërisë dhe shqiptarisë, si dhe të gjithë brezave që punuan dhe na trashëguan një atdhe të lirë dhe të bekuar.
Më tej ajo u dal në rolin proaktiv të Shqipërisë në promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës në rajon, si një partnere e besueshme euroatlantike, me orientim të palëkundur evropian dhe veçanërisht në aktivitetin diplomatik të Ambasadës fokusuar drejt forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë, në të gjitha fushat dhe drejt përmirësimit të mëtejshëm të mjedisit për shtetasit shqiptarë. ??????
Një vend të veçantë në fjalën e Ambasadores Hajdaraga mori kontributi i diasporës shqiptare në Greqi, për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme në dobi të vendit, e cila me punën e palodhur dhe me shembujt pozitiv që krijoi, promovoi Shqipërinë dhe vlerat e saj më të mira përtej kufirit.
Pjesë nga fjala e Ambasadores Hajdaraga:
“Dëshiroj t’ju shpreh një falenderim nga zemra, secilit prej jush, për përkushtimin në ruajtjen dhe përçimin e identitetit tonë kombëtar, që atdheu të rrahë në zemrat e çdo shqiptari që lind. Dhe natyrisht falenderimi më i veçantë, shkon për plejadën e mësuesve shqiptarë në Greqi, misionarëve të paepur në mbajtjen gjallë të gjuhës dhe traditave tona.
S’ka mesazh më të madh atdhedashurie se ky që përjetojmë sot, në këtë sallë të tejmbushur me bashkëkombas të të gjitha moshave nga e gjithë Greqia. Një mesazh i cili është gjithashtu dhe një dëshmi e fortë, e një bashkëpunimi të shkëlqyer që kemi ndërtuar së bashku këto tre vite.
Kur e mora këtë detyrë e dija që nuk do të ishte një rrugë e lehtë, por brenda vetes zgjodha dy shtylla të forta që do t’i rezistonin çdo vështirësie:
Dashurinë për Shqipërinë dhe Dashurinë për Njeriun.
Çdo ditë të punës sime, në këto vite, kam marrë me dhjetra mesazhe inkurajuese nga ju, që më kanë bërë të vazhdoj e palëkundur në këtë mision dhe të kërkoj më shumë nga vetja dhe bashkëpunëtorët e mi. Një falenderim i vecantë dhe një duartokitje shkon për stafin tim, bashkëpunëtorët e shkëlqyer të Ambasadës Shqiptare në Athinë, heronjtë e heshtur dhe të palodhur, pa të cilët ky rrugëtim nuk do të ishte i njëjtë.
Gjithashtu, krah nesh u rradhitën qindra bashkëatdhetarë që besuan në vizionin dhe përkushtimin tonë ndaj një interesi më madhor dhe të cilët janë motivi më frymëzues i punës sonë të përditëshme. Dhe jam shumë krenare që qasja jonë, ajo e zemrave dhe dyerve të hapura dha rezultat dhe e ktheu Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, në atë çfarë patëm premtuar: Shtëpinë e çdo Shqiptari.
Me këtë qasje, njohëm njerëzit e mrekullueshëm të komunitetit tonë. Identifikuam figurat më të spikatura dhe i promovuam ato, krijuam bashkëpunime të reja mes nesh dhe vendit amë, hartuam projekte, ndërmorëm nisma, shërbyem me mijëra bashkëatdhetarë nga çdo cep i Greqisë, udhëtuam drejt ishujve për t’i lehtësuar ata dhe ju qëndruam pranë atyre në nevojë. Mbajtëm forume biznesi, promovuam gruan e fortë shqiptare në sipërmarrje. Organizuam kampionate futbolli, mbrëmje letrare me autorë të shquar dhe të rinj, mikpritëm artistë të mëdhenj shqiptarë të skenave greke dhe po ashtu yjet e reja në ngjitje.
Në këtë qasje gjithëpërfshirëse, në shtëpinë tonë të përbashkët, evidentuam një pasuri të paçmueshme kombëtare, që na mahniti dhe çoi peshë krenarinë e çdo shqiptari në Greqi.
Vërtetë kemi ende shumë për të bërë, të gjithë së bashku, por nga kjo sallë ju siguroj, se puna jonë do të vazhdojë, me të njëjtin përkushtim ndaj komunitetit.
Në vitin 1897 Faik Konica shkruante: “Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë.” Le të shërbejë çdo takim i ynë si një rikujtesë e kësaj porosie e patriotit tonë të madh dhe të punojmë të bashkuar për të mirën tonë madhore, për Shqipërinë tonë të dashur!”
Një falenderim i veçantë për të gjithë kontribuesit artistikë në suksesin e kësaj mbrëmje të paharrueshme, si një epilog i bukur i aktiviteteve të Nëntorit Shqiptar, organizuar nga Ambasada e RSH-së në Greqi:
– Prezantuese: Elona Gjergo
– Instrumentistët: Yllka Pine, Brunilda Malo, Jani Kaçi ?
– Këngëtaret: Teuta Pango, Vasilika Kaçorri dhe Erefili Çana Shyti
– Grupet artistike: Grupi Polifonik “Vëllazërimi”, Grupi “Malli i Mërgimtarit”, Grupi “Kreshtat e Shqipërisë”, Grupi Polifonik “Lot Kurbeti” dhe Grupi “LAB – SAZ”
– Fotografë: Roland Harizi, Eva Mollaj, Genti Malo
– Nxënësit e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi me koreografi të znj. Lura Llabani
– Nxënësit e kursit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, me mësuese znj. Lefteri Metkaj
– Radio Televizionin Shqiptar RTSH: Alfred Peza
– Z. Jovan Prifti për tortën tradicionale me flamurin