Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Ideal i përbashkët për të cilin luftojnë popujt dhe kombet
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit.
Presidenti Bajram Begaj e cilësoi sot Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, “një ideal të përbashkët për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, në mënyrë që çdo individ të gëzojë i barabartë dhe pa diskriminim liritë dhe të drejtat themelore njerëzore”.
Në një postim në rrjetet sociale Begaj tha se “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit. Është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB”, theksoi Begaj.
Presidenti Begaj u shpreh se “institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë dhe promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”.
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo ditë shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.