Këngë zie për veten!
“Ndoshta të tjera kanë dashur të vdesin me mua…”
Nga Kliton Nesturi
KËNGË ZIE PËR VETEN
Ti do të të më mbysësh,… e dashur.
Këtë e di fort mirë, ndaj rri në heshtje
Dhe shoh vallëzimin tënd nëpër dhomë.
Nuk ka puthje, asgjë të tillë nuk ka.
Çdo gjë mes nesh ka mbaruar prej kohësh.
Sonte jemi këtu për të parë vallëzimin tënd
si hije,
dhe se si zotat luajnë me ne të dy.
Vdekja, herë pas here troket lehtë në derë
dhe pastaj hesht gjatë.
Unë qesh lehtë me të, dhe në agoni
ndjek hijen e vallëzimit tend.
Është makabre!
Unë nuk reagoj, siç dikush
do të bënte pa hezitim.
Fatin tim lë që të vallëzoj me ty
E duke qeshur, pi.
Tund kokën!…
Fati ynë, të vdesim bashkë
a veç e veç të harruar.
Nuk e di!
Ndoshta të tjera kanë dashur të vdesin me mua,
e të tjerë të vdesin me ty pranë, gjithashtu.
Por sonte jemi bashkë…
Bëj të të them një fjalë, por s’mundem.
Të të bërtas dua, e s’mundem sërish.
Heq dorë dhe çdo gjë e lë në heshtje,
të shkojë rrjedhshëm si në vallëzimin tënd – hije.
Vdekja sërish troket në derë…
——
11 maj 1999
(Botuar ne librin “I lindur bohem”, 2023 – Botimet M&B)