Si do ta shkruante Inteligjenca Artificiale romanin tim “Komploti”!

Do të quhej : Komploti kundër Komplotit. Autor: Inteligjenca Artificiale. Çmimi: falas.


Nga Ben Blushi

Një fotografi e realizuar përmes Inteligjencës Artificiale, në të cilën duket dikush që nënshkruan autografe në romanin Komploti, njëlloj sikur të jem unë, më riktheu tek kjo temë e dashur, e panjohur dhe fantastike.

Cfarë mund të bëjë Inteligjenca Aritifiacile? Ku janë kufinjtë e saj? A mund të shkruajë ajo romane dhe të zëvendësojë shkrimtarët?

Si mund ta shkruante një robot romanin tim Komploti? A do kishte Komploti Artificial po 274 faqe si Komploti Origjinal? A do mbante po ato personazhe? A do ishte fjalia e parë njëlloj? Po fjalia e fundit? Sa personazhe do kishte Komploti Aritificial ndërkohë që unë kam më shumë se 30 personazhe ? A do kishte tre cifutë? Po tre afganë? Si do quheshin tre cifutët?

Si do e kishte emrin Kryeministri? Po ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë në vitin 2044 do ishte afgan apo sirian, egjiptian apo ndoshta një korean i dobët me gjyslyke ? Sa shqiptarë do kishte Shqipëria e Komplotit Aritificial në vitin 2044? Sa të huaj? Kush do e kishte fituar luftën në Ukrainë sipas Komplotit Artificial?

A do kishte vendosur shkrimtari artificial të martonte një emigrant afgan me një vajzë katolike arsye për të cilën afgani u bë ministër i mbrojtjes së Shqipërisë? A do shkonte ministri i mbrojtjes në qiejt e Serbisë me një F16 sic bëri afgani im, apo do përdorte ndonjë tank ? Apo ndoshta nuk do shkonte fare sepse mund ta konsideronte clirimin e Kosovës një cështje të mbyllur për të cilën nuk ia vlente fare të hynte në luftë me Serbinë? Apo ndoshta shkrimtari Articifial nuk do merrej fare me Kosovën sepse natyrisht ai nuk kishte ndjeshmërinë e një shkrimtari Shqiptar?

A do egzistojë nevoja për të përdorur eutanazinë sic kërkon njëri nga cifutët tek Komploti origjinal apo torturat e sëmundjeve dhe vdekjes do jenë zbutur nga shkenca pas 20 vitesh? A e njeh Inteligjenca Artificiale të ardhmen më mirë se ne ? A e njeh shkrimtari artificial Shqipërinë më mirë se unë dhe nëse po, cfarë nuk di unë që e di ai, apo cfarë nuk di ai që e di unë?

A do jenë pajtuar Rusia me Amerikën pas 20 vitesh ? A do ketë më luftë në Izrael dhe ndoshta Palestina do jetë një shtet brenda shteti? A e di Inteligjenca Artificiale cfarë bëjnë njerëzit në Kavajë pas dreke? A do ketë pushtim të Kavajës nga afganët sic ndodh në romanin tim? Po dashuri mes një doktoreshe province dhe një cifuti aventurier të cilin disa e quajnë antishqiptari a do ketë në romanin Komploti të shkruar nga Inteligjenca Artificiale?

Nuk e di.

Ajo që di është se me siguri shumë shpejt Inteligjenca Artificiale do fillojë të bëjë art. Të shkruajë libra. Sot nëse i kërkon ndihmë Chat Gpt ajo shkruan një poezi për ty. Dhe nëse Inteligjenca Aritificiale shkruan që sot poezi pse mos bëjë romane nesër. Dikush porosit një roman dashurie, i jep disa të dhëna, si kohën, vendin ku ndodh dashuria, i jep emrin e të dashurës dhe të tjerat ndodhin vetë. Ti con librin në shtypshkonjë i vendos emrin tënd dhe je bërë shkrimtar.

Dikush tjetër të cilit i pëlqejnë komplotet mund të porosisë një roman me titullin Komploti. Shkrimtari Artificial e vendos komplotin në Shqipëri, bën një ngatërresë të organizuar mes disa afganëve shqiptarëve dhe cifutëve, aty shton edhe ndonjë libanez që ka rënë në dashuri me një shitëse cokollatash, pastaj shton një spiune ruse që sapo ka dalë nga burgu, një borgjeze franceze, një bankier grek dhe ja ku u plotësua Komploti. Asnjeri nuk u vra,dashuri pati,pushtim po dhe në fund ndeshja e përjetshme mes Amerikës dhe Rusisë përfundoi barazim.

Ky është me pak fjalë fundi i Komplotit në romanin e shkruar nga Inteligjenca Artificiale. Ky prodhim do quhej roman dhe ndoshta shumë njerëz do e blenin me qejf. Edhe unë do e lexoja duke kujtuar një tregim të Borgesit sipas të cilit një shkrimtar, në shekullin e 20 shkroi fjalë për fjalë Don Kishotin e Servantesit dhe i bindi të gjithë se ai tekst ishte i ndryshëm nga teksti origjinal. Pra dy Don Kishotë identikë sipas tij ishin krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ndoshta edhe Inteligjenca Arificiale mund të më bindë mua se Komploti i saj është një roman totalisht i ndryshëm nga Komploti im, megjithëse nuk ndryshon në asnjë gërmë,në asnjë rresht dhe në asnjë faqe.
Ky do ishte një super Komplot të cilin do doja ta kisha shkruar vetë.

Do të quhej : Komploti kundër Komplotit. Autor: Inteligjenca Artificiale. Çmimi: falas.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…