Peleshi: Kontigjentet shqiptare transferojnë komandën në misionin e NATO-s në Letoni
Trupat shqiptare të specializuar për municionet e rrezikshme i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grupbatalionin e NATO-s në Letoni.
Trupat shqiptare të specializuar për municionet e rrezikshme i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grupbatalionin e NATO-s në Letoni.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau foto nga kjo ceremoni, teksa theksoi se, kontingjentet shqiptare transferuan komandën dhe autoritetin në misionin e Aleancës në mbrojtje të kufijve lindorë të saj.
“Trupat shqiptarë të specializuar për municionet e rrezikshme i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grupbatalionin e NATO-s në Letoni. Kontigjentet shqiptare transferuan komandën dhe autoritetin në misionin e Aleancës në mbrojtje të kufijve lindorë të saj”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale. (ATSH)