Ambasadori i Perusë, Javier Yepez Verdeguer, paraqet Letrat Kredenciale
Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për vijimin e bashkëpunimit me Perunë.
Presidenti i Repblikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letër Kredencialet e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Perusë në Shqipëri, rezident në Athinë, Javier Yepez Verdeguer.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj i uroi zotit Javier Yepez Verdeguer suksese në detyren e re dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për vijimin e bashkëpunimit.