Parlamenti polak zgjedh Donald Tusk si kryeministër

Koalicioni tre partiak që nga zgjedhjet e 15 tetorit ka shumicën në parlamentin polak


Për kreun e koalicionit qytetar liberal-konservator votuan 248 deputetë nga 449 të pranishëm. Koalicioni tre partiak që nga zgjedhjet e 15 tetorit ka shumicën në parlamentin polak. Të hënën pasdite kryeministri polak, Mateusz Moraviecki ashtu si pritej humbi një votëbesim në parlament.

Partia nacional-konservatore e Moravieckit, PiS megjithë ndërrimin e forcave të pushtetit në parlament mori detyrën për krijimin e qeverisë nga presidenti polak, Adrzej Duda. Duda vjen po ashtu nga radhët e partisë PiS dhe është kundërshtar i ndërrimit të qeverisë. Në votëbesim Moraviecki mori vetëm 190 vota, kurse 266 deputetë votuan kundër tij.

Me ndërrimin e pushtetit mund të marrë fund një grindje prej vitesh mes BE dhe Polonisë në lidhje me reformën në drejtësi dhe si pasojë bllokimin e mjeteve financiare të BE në miliarda. 66-vjeçari Tusk ka qenë nga viti 2007 deri në vitin 2014 kryeministër i Polonisë dhe nga viti 2014 deri në 2019 presidenti i Këshillit të BE, ai ka kontakte të mira në Bruksel. Tusk ka theksuar vazhdimisht, se dëshiron të “ndërtojë sërish” pozicionin e Polonisë në BE. Kurse kundërshtarët politike të Tusk e akuzojnë atë se vendos interesat e huaja para interesave të Polonisë.

“Në kundërshtim me kushtetutën polake”

Paralelisht me sprovën për pushtet në parlamentin polak, Gjykata Kushtetuese Polake i shpalli antikushtetuese gjobat që Gjykata Europiane vendosi kundër Polonisë. Gjobat e vendosura për shkak të reformës së kontestuar juridike dhe për mosrespektim të rregulloreve mjedisore në nxjerrjen e qymyrit janë në “kundërshtim me kushtetutën polake”, thuhet në argumentimin e gjykatës. Gjykata Kushtetuese ndodhet nën ndikimin e partisë nacional-konservatore PiS.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!