Shqipëria, pjesë e kampionatit botëror ushtarak të mundjes në Azerbajxhan
Forcat e Armatosura shqiptare morën pjesë në kampionatin botëror ushtarak të mundjes në Azerbajxhan.
Forcat e Armatosura shqiptare morën pjesë në kampionatin botëror ushtarak të mundjes në Azerbajxhan.
Duke ndarë foto nga ky aktivitet, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se trupat shqiptare treguan edhe njëherë nivelin e lartë të përgatitjes përkrah kolegëve të tyre nga e gjithë bota.
“Nëntoger Oltjan Bardhi, rreshter Klodjan Koçi dhe ushtari II Marjan Kola me në krye trajnerin major Zylfi Shehu përfaqësuan denjësisht Forcat tona të Armatosura dhe ngjyrat kuqezi në kampionatin botëror ushtarak të mundjes në Azerbajxhan”, u shpreh Peleshi. (ATSH)