Wisner: SHBA krenare të mbështesin bujqësinë e qëndrueshme në Shqipëri

I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve, në Tiranë David Wisner zhvilloi një vizitë në Bankën Shqiptare Gjenetike të Farave.


“Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin nismat që nxisin bujqësinë e qëndrueshme në Shqipëri”

Kështu u shpreh i Ngarkuari me Punë i SHBA-së, në Tiranë David Wisner gjatë vizitës që zhvilloi të martën me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në Bankën Shqiptare Gjenetike të Farave.

E krijuar me mbështetjen e USAID-it, kjo strukturë luan një rol kyç në ruajtjen e shumëllojshmërisë së të korrave në Shqipëri.

Wisner vlerësoi se, në një botë që përballet me ndryshimet klimatike, kërkimi shkencor dhe prodhimet e shëndetshme janë më të rëndësishme se kurrë për të garantuar sigurinë ushqimore.

Banka Shqiptare Gjenetike e Farave, është një qendër e rëndësishme ku ruhen mbi 5 000 aksesione të mbi 182 specieve bimore.

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…