Netanyahu: Do të vazhdojmë derisa Hamasi të eliminohet!
Kryeministri izraelit vizitoi një qendër paraburgimi, ku zyrtarët e Hamasit po merren në pyetje nga Njësia 504 e IDF.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu vizitoi një qendër paraburgimi në jug të Izraelit, ku zyrtarët e Hamasit po merren në pyetje nga Njësia 504 e IDF.
Sipas zyrës së kryeministrit, Netanyahu u informua mbi punën e njësisë dhe procedurat e marrjes në pyetje.
Më pas ai u tha ushtarëve të njësisë se “ne do të vazhdojmë deri në fund, deri në fitore, derisa Hamasi të eliminohet”, edhe përballë presionit ndërkombëtar. “Asgjë nuk do të na ndalojë,” theksoi Netanyahu.
Ai shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për punën e ushtrisë në Gaza, duke shtuar se “dje kishim një ditë shumë të vështirë“, kur 10 ushtarë u vranë në një pritë të Hamasit në veri të Rripit.