Shqipëria, pjesë e grupit organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli priti në një takim zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulia Osmani
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli priti në një takim në zyrat e KOKSH, zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulia Osmani, e cila shoqërohej nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zv/presidenti Milaim Kelmendi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.
Në takim u diskutua mbi organizimin dhe zhvillimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, nga ku Shqipëria do të jetë pjesë e grupit organizativ, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe memorandumin midis dy komiteteve olimpike për bashkëpunimin e sportit mbarëkombëtar për një strategji të përbashkët deri në vitin 2032 mes 2 palëve, për zhvillimin e sportit në dy vendet, bëri të ditur KOKSH.
Osmani u prit edhe nga zv/ministri i Sportit, Endrit Hoxha si dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima.
(Marrë nga ATSH)