Ambasadori i Katarit takon kreun e DHTI, Nikolin Jaka

Diskutimet u përqëndruan në intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve dhe nxitjen e investimeve


Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka priti sot në një takim ambasadorin e ri të Katarit në Shqipëri, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari.

Sipas DHTI-së, diskutimet u përqëndruan në intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve dhe nxitjen e investimeve me përfitime të ndërsjella në sektorët strategjikë.

Duke u fokusuar në nisma konkrete, u ra dakord që prioritet për vitin e ardhshëm të jetë ndërmarrja e aktiviteteve të përbashkëta, ku u parashtruan plane për organizimin e panaireve dhe vizitave të ndërsjella në nivel të misioneve të biznesit.

Në funksion të vazhdimësisë së bashkëpunimit dypalësh, u propozua edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje mirëkuptimi ndërmjet dhomave të të dyja vendeve, si hap i parë drejt një partneriteti të frytshëm e afatgjatë.

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…