COP28, Kina udhëheq inciativat për tokën, mjedisin dhe klimën

Konferenca e Kombeve Bashkuara për Ndryshimet Klimatike këtë vit u zhvillua në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, midis 30 nëntor dhe 12 dhjetor 2023


Nga Dr. Enriko Ceko

Konferenca e Kombeve Bashkuara për Ndryshimet Klimatike këtë vit u zhvillua në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, midis 30 nëntor dhe 12 dhjetor (2023). Sipas Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), këto konferenca vjetore shërbejnë si takimi zyrtar për të vlerësuar progresin në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Për herë të parë COP është organizuar në vitin 1995 në Berlin. Duke filluar nga viti 2005, konferencat kanë shërbyer si takime për përditësimin e angazhimeve në lidhje me Protokollin e Kiotos dhe takimet e viteve 2011 – 2015 u përdorën për të negociuar Marrëveshjen e Parisit si pjesë e platformës së Durbanit, e cila krijoi një rrugë të përgjithshme drejt veprimit klimatik. Konferencat COP kanë për qëllim që qeveritë të bien dakord mbi politikat për të kufizuar rritjen e temperaturës globale dhe për t’iu përshtatur ndikimeve që lidhen me ndryshimet klimatike.


CFP

Agjenda e COP28 mbështetet në katër shtylla: (1) ndjekja e shpejtë e tranzicionit të drejtë dhe të rregullt energjetik, (2) rregullimi i financimit të klimës, (3) fokusimi në jetët dhe mjetet e jetesës dhe (4) mbështetja e gjithçkaje me gjithëpërfshirje të plotë.

Përpara fillimit të konferencës, përfaqësuesi i Kinës deklaroi se Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ranë dakord të bashkëpunonin për të siguruar suksesin e konferencës, mesa duket një gjë e ngjashme ndodhi edhe në vitin 2014 kur Kina bindi SHBA-në për çështjet e atëhershme mjedisore dhe nga kjo ju hap rruga Marrëveshjes së Parisit.

Kina, përpara fillimit të punimeve të COP28, publikoi një plan për të reduktuar emetimet e metanit dhe nga ana tjetër ka marrë masa për arritjen e sigurisë energjetike duke bërë përmirësime cilësore dhe sasiore në rrjetin dhe tregun e brendshëm të energjisë.


Makina elektrike kineze për COP28/Xinhua

Në lidhje me COP28, duhet t’i referohemi presidentit kinez Xi Jinping që ka thënë: “Kina do mbrojë ekosistemet pasi ato janë të çmuara sa edhe sytë tanë dhe ne i vlerësojmë ekosistemet aq sa vlerësojmë edhe jetën tonë. Kina është e përkushtuar të punojë me të gjitha vendet në botë për të adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike dhe për të dhënë kontribute në promovimin e qytetërimit ekologjik global”.

Në punimet e COP28 në delegacionin e Kinës, u angazhua në mënyrë të drejtpërdrejtë Përfaqësuesi Special i Presidentit Xi Jinping, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, dhe njëkohësisht edhe zëvendëskryeministri i Këshillit Shtetëror Ding Xuexiang, që në fjalimin e tij tha:

1. Tetë vjet më parë, presidenti Xi punoi me liderët e vendeve të tjera për të arritur Marrëveshjen e Parisit me vendosmërinë dhe mençurinë maksimale politike dhe filloi një udhëtim të ri të bashkëpunimit global për të adresuar ndryshimet klimatike. Kina ka mbajtur premtimin dhe ka dhënë kontribute të rëndësishme për qeverisjen globale të klimës. Ajo ka paraqitur një propozim me tre pika për qeverisjen globale të klimës: (1) të praktikojë multilateralizmin, (2) të përshpejtojë transformimin e gjelbër dhe (3) të forcojë zbatimin e veprimeve. Kina është e përgjegjshme për trajtimin aktiv të ndryshimeve klimatike, duke udhëhequr në qeverisjen globale të klimës, duke ndihmuar dhe mbështetur COP28, të arrijë rezultate pozitive, të nxisë zbatimin e plotë dhe efektiv të Marrëveshjes së Parisit, drejt rrugës për ndërtimin e një botë të pastër dhe të bukur.

2. Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të energjisë së rinovueshme. Kina po bën hapa të fortë në thellimin e revolucionit energjetik, duke kontribuar në përgjigjen globale ndaj ndryshimeve klimatike. Kina ka qenë në krye të botës për investimet në energjinë e rinovueshme për shtatë vjet radhazi. Dhe për kapacitetin e instaluar të energjisë së rinovueshme kina ka qenë në krye. Zhvillimi i gjelbër dhe me karbon të ulët është bërë pjesë e jetës së popullit kinez.


Makina elektrike kineze për COP28/Xinhua

3. Si një vend i madh në zhvillim përgjegjës, Kina ka tejkaluar objektivat e veprimit klimatik të vitit 2020 përpara afatit, ajo angazhohet të bëjë shkurtimet më të mëdha në botë në intensitetin e emetimeve të karbonit dhe do të përfundojë procesin nga kulmi i emetimeve të karbonit në neutralitetin e karbonit në një kohë shumë të shkurtër, duke kontribuar në mënyrë aktive në qeverisjen globale të klimës. Politikat dhe objektivat e klimës që Kina ka miratuar tani janë plotësisht në përputhje me objektivin afatgjatë të temperaturës të Marrëveshjes së Parisit.

4. Kina po promovon në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërkombëtar për energjinë e pastër dhe të rinovueshme, duke ndihmuar më shumë vende të arrijnë zhvillime të gjelbra dhe të qëndrueshme në maksimum të aftësive të saj.

5. Për shembull, Kina, në kuadër të projekteve të saj ndërkombëtare, përfshirë edhe “Një Brez dhe Një Rrugë”, investon në (1) Projektin Hidroenergjetik Karot në Pakistan, (2) termocentralin diellor Al Dhafra PV2 në Emiratet e Bashkuara Arabe, (3) termocentralin PV Al Kharsaah në Katar, (4) projektin e energjisë së erës De Aar në Afrikën e Jugut, (5) termocentralin diellor-termik Noor III në Marok, (6) termocentralin Garissa PV në Kenia. Të gjitha këto janë shembuj të gjallë të Kinës që vepron mbi vizionin e zhvillimit të gjelbër, duke mbështetur ndërtimin dhe funksionimin e infrastrukturës së gjelbër dhe me karbon të ulët dhe duke rritur bashkëpunimin ndërkombëtar në reagimin ndaj klimës. Aktualisht, 50% e pajisjeve të energjisë së erës në botë dhe 80% e pajisjeve PV janë nga Kina. Deri në shtator të këtij viti, Kina kishte nënshkruar 48 memorandume jug-jug për ndryshimet klimatike me dhjetëra vende në zhvillim, kishte ndërtuar katër zona demonstruese për zhvillimin me karbon të ulët, kishte kryer 75 projekte për zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike dhe kishte sjellë përfitimin e zhvillimi i gjelbër dhe me karbon të ulët në më shumë vende.

6. Suksesi i COP28 varet shumë nga marrëveshja për lëndët djegëse fosile dhe Kina, duke qenë një importuese e këtyre lëndëve djegëse, ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.


Xinhua

Në shtator 2023, Zyra e Informacionit të Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës, në propozimin e saj për “Komunitetin global të së ardhmes së përbashkët”, deklaroi: “Në univers ekziston vetëm një Tokë, shtëpia e përbashkët e njerëzimit. Fatkeqësisht, ky planet në të cilin ne mbështetemi për ekzistencën tonë, po përballet me kriza të mëdha dhe të paprecedentë, të njohura dhe të panjohura, të parashikueshme dhe të paparashikueshme. Nëse qytetërimi njerëzor mund t’i mbijetojë këtyre, është bërë një çështje ekzistenciale që duhet përballuar drejtpërdrejt. Gjithnjë e më shumë njerëz kanë kuptuar se në vend që të grumbullojmë pasuri materiale, detyra më urgjente është gjetja e një fener udhëzues për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetërimit njerëzor, sepse të gjithë ne kujdesemi për të ardhmen tonë.

Disa muaj më parë Presidenti i COP28, gjatë vizitës së tij në Pekin tha: “Kina ka potencialin për të udhëhequr botën në kthimin e synimeve të Parisit në një realitet solid dhe të qëndrueshëm. Kina po nxit rritjen e gjelbër jo vetëm në vendet e Brezit dhe Rrugës, por në mbarë botën. Në tranzicionin energjetik, Kina është centrali i energjisë që mund të mundësojë trefishimin e prodhimit të energjisë së rinovueshme globalisht dhe ka potencialin për të udhëhequr botën në kthimin e synimeve të Parisit në një realitet solid dhe të qëndrueshëm”.

Më 15 nëntor, Shtetet e Bashkuara dhe Kina njoftuan një marrëveshje të bazuar në negociatat midis të dërguarve të klimës John Kerry dhe Xie Zhenhua për të “ndjekur përpjekjet për të trefishuar energjinë e rinovueshme globalisht deri në vitin 2030”, marrëveshje që u vlerësua edhe nga Sulltan Al Jaber, që është presidenti i COP28.

Edhe Papa Françesku bëri një thirrje për veprim të shpejtë kundër krizës klimatike, ndërsa Charles III, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, deklaroi se “nuk është toka pronë e jona, por ne jemi ata që i detyrohemi asaj dhe brezave që vijnë”.


CFP

Në ditën e fillimit të samitit më 30 nëntor 2023, u ra dakord për një fond për shmangien e humbjeve dhe dëmeve për vendet e pazhvilluara si kompensim për efektet e ndryshimeve klimatike. Fondi do administrohet nga Banka Botërore. Në 4 dhjetor, Al-Jaber deklaroi se “respekton shkencën dhe mendon se heqja e përdorimit të karburanteve fosile është e pashmangshme, ndërsa më 6 dhjetor 2023, Haitham al-Ghais, Sekretari aktual i Përgjithshëm i OPEC-ut, u kërkoi vendeve anëtare që të fokusojnë negociatat në reduktimin e emetimeve të karbonit, në vend që të ndalojnë nxjerrjen dhe shitjen e lëndëve djegëse fosile.

Në këtë konferencë ku morën pjesë më shumë se 70,000 delegatë nga të tëra vendet anëtare të OKB-së, si dhe shumë drejtues biznesi, shkencëtarë të klimës, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, negociatorët nga e gjithë bota bënë përpjekje që të arrijnë angazhimet e reja globale për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike, që përbën një nga sfidat më të vështira me të cilat përballet njerëzimi.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.