“Diplomacia e futbollit”, Duka: Kombëtarja, ambasadorja më e mirë e Shqipërisë!

INTERVISTA/ Presidenti i FSHF: Kam shpesh takime me ambasadorë dhe përfaqësitë diplomatike nga të gjitha vendet


Nga Dash Frashëri

Kur fitoi garën e parë për të qenë President i Federatës së Futbollit, këtu e 23 vjet më parë, ne vitin 2000, Armand Duka, e kishte si synim ta çonte Kombëtaren shqiptare në finalet e një Kampionati Europian apo Botëror.

Në gjashtë mandate të tij ai i ka çuar Kuqezinjtë në dy finalet të Kampiontit Europian: në Francë 2016 dhe Gjermani 2024. Një sukses i jashtëzakonshëm.

I zgjedhur së fundi zv. President i UEFA-s, biznesmeni i mirënjohur, ka treguar se gëzon respektin absout të homologëve të 55 federatave që aderojnë në organizatën e futbollit europian.

“Diplomacia dhe futbolli” duket se kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi siç e thotë dhe Presidenti i FSHF-së në intervistën e tij për “Tirana Diplomat”, Kombëtarja është padyshim ambasadorja më e mirë e Shqipërisë në rrafshin diplomatik.

Federata Shqiptare e Futbollit është një nga institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, që ka përgjegjësinë e vetme për zhvillimin, organizimin dhe qeverisjen e futbollit në të gjithë vendin.

Në aspektin diplomatik, duke qenë një faktor bashkimi edhe për faktin se në Kombëtare luajnë futbollistë nga të gjitha trevat shqiptare, FSHF luan njl rol të madh.

INTERVISTA

Shqipëria e futbollit është shndërruar në një faktor bashkimi shqiptarësh nga të gjitha trojet. Si President, prej dy dekadash, a ka qenë kjo një strategji e FSHF edhe në optikën e një diplomacie sportive, të cilën shteti shqiptar nuk mund ta luajë dot?

– Kombëtarja është padyshim ambasadorja më e mirë e Shqipërisë në rrafshin diplomatik. Kjo u dëshmua veçanërisht në finalet e Euro Francë 2016, kur e gjithë media ndërkombëtare raportonte çdo ditë për Shqipërinë e futbollit, duke promovuar kështu një imazh fantastik për vendin kudo.

Përmes futbollit Shqipëria ka përftuar promovimin më të mirë të mundshëm. E njëjta gjë edhe tani pas kualifikimit për në finalet e Euro 2024, të gjithë shkruajnë dhe flasin për Kombëtaren dhe i bëjnë jehonë arritjeve të futbollit shqiptar.

Dhe nga këto arritje sigurisht që vendi ynë fiton shumë në aspektin diplomatik, duke qenë një faktor bashkimi edhe për faktin se në Kombëtare luajnë futbollistë nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo është magjia dhe fuqia e futbollit, që arrin t’i bëjë bashkë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë fushe.

FSHF ka shpallur strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025” një vit më parë me objektiva të qartë, që po shndërrohen në realitet ditë pas dite, përmes një punë të madhe, investimesh të mëdha, sakrificash dhe vizioni për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër, qoftë edhe atë diplomatik.

Patjetër që në këtë optikë FSHF luan një rol kyç dhe ndjehem mirë teksa konstatoj se në shumë raste ka bërë shumë më shumë se vetë shteti shqiptar, duke e kthyer futbollin në një lokomotivë që i prin zhvillimit të shoqërisë shqiptare, madje është më përpara krahasuar me fusha të tjera të jetës.

Jeni i pari zyrtar sportiv shqiptar që zgjidheni Zv. President i UEFA, organizatë që përfshin të gjitha vendet europiane, duke i dhënë një përmasë ndërkombëtare Federatës. Sa mund të influencojë roli juaj në panoramën e marrëdhënieve me federatat simotra përfshirë gjigante të tillë si Gjermania, Italia, Franca apo Anglia?

– Patjetër që zgjedhja ime në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s është një arritje e madhe për mua personalisht, për FSHF-në dhe për Shqipërinë. Ndihem i vlerësuar për punën, kontributin gjatë një periudhe të gjatë në futboll. Zgjedhja në këtë post të lartë drejtues në një organizatë kaq të rëndësishme ndërkombëtare më bën të ndjej një detyrim akoma më të madh për besimin e mbështetjen që më kanë dhënë, për t’ua shpërblyer me punë, me rezultate e ndershmëri në të gjithë vendimmarrjen e organit drejtues.

Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me UEFA-n, federatat homologe në përgjithësi dhe këtë stafi i FSHF-së e ka treguar me korrektësinë dhe nivelin e duhur organizativ në çdo kompeticion që kemi mirpritur apo ku kemi marrë pjesë. UEFA është një organizatë solide, demokratike, e baraspeshuar dhe në bazat e saj këtë ka solidaritetin, bashkëpunimin me të gjitha federatat si edhe menaxhimin sa më të mirë të gjitha aktiviteteve sportive dhe financiare të saj.

Mbështetja e UEFA-s ndaj meje në rastin konkret është mbështetja për të pasur në gjirin e saj nga të gjitha nivelet dhe madhësitë e federative. Qëllimi i UEFA-s është që të gjithë bashkë, vende të mëdha e të vogla, me më pak apo më shumë kontribute në futboll, të jenë të balancuara dhe bashkërisht të zhvillojmë futbollin në vendet respektive.

Shqipëria është një nga 55 anëtarët e këtij institucioni dhe nëse bën mirë detyrat e saj, përfiton jo pak. Çdo vit ne organizojmë turne kualifikues, që u japin shanse të rinjve, por edhe organizime të tjera si finalja e madhe e UEFA Conference League dhe finalet e Kampionatit Europian 2025 për moshën U-17, që i janë besuar Shqipërisë.

Takoni shpesh ambasadorë të huaj, çfarë i keni dhënë një imazh shumë të mirë institucionit të FSHF. Cila është tematika?

– Federata Shqiptare e Futbollit është një nga institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, që ka përgjegjësinë e vetme për zhvillimin, organizimin dhe qeverisjen e futbollit në të gjithë vendin. E them këtë duke iu referuar peshës dhe rolit që ka futbolli në shoqërinë tonë, si sporti më i dashur për shqiptarët.

Është e rëndësishme të kuptohet se roli ynë si organ drejtues i futbollit në Shqipëri shkon përtej paraqitjeve të ekipit kombëtar dhe organizimit të të gjitha klubeve tona profesioniste.

FSHF është krenare për rolin e saj në shoqërinë shqiptare si një katalizator për ndryshim, duke mbështetur fuqishëm me çdo mjet gjithpërfshirjen dhe angazhimin e sa më shumë të rinjve dhe të reja në futboll.

FSHF ka një rol të rëndësishëm në bashkimin e kombit, me anëtarët e komunitetit të gjerë sportiv, duke promovuar kësisoj edhe një imazh pozitiv të futbollit shqiptar dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, unë kam shpesh takime me ambasadorë dhe përfaqësitë diplomatike nga të gjitha vendet për të diskutuar rreth bashkëpunimeve në shumë fusha, projekteve të përbashkëta dhe mbështetjes që vendet e tyre mund t’i japin zhvillimit të mëtejshëm të futbollit shqiptar.

Kemi një raport dhe partneritet të shkëlqyer me të gjithë trupin diplomatik në vendin tonë. Sinqerisht është kënaqësi kur marr vlerësime për punën e madhe që kemi bërë në FSHF për të transformuar futbollin ndër vite dhe ky evolucion është i prekshëm për të gjithë.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…