Begaj dhe Radev ndjekin premierën e “Callas dhe Onassis” në Sofje

Në shfaqje morën pjesë solistë, kori dhe baleti i Operës Shtetërore të Varnës, si dhe orkestra dhe kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë.


Presidenti bullgar Rumen Radev dhe homologu i tij shqiptar Bajram Begaj, së bashku me bashkëshortet e tyre Desislava Radeva dhe Armanda Begaj, morën pjesë në premierën në Sofje të operetës muzikore “Callas dhe Onassis të shfaqur mbrëmjen e 13 dhjetorit në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës”, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve, BTA.

Në shfaqje morën pjesë solistë, kori dhe baleti i Operës Shtetërore të Varnës, si dhe orkestra dhe kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu, së bashku me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, sepse muzika nuk njeh kufij, nuk njeh pasaporta dhe zakone. Ne kemi këtë shprehje – nuk mund të festosh pa miq dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu pikërisht për të festuar Vitin e Ri”, tha para fillimit të shfaqjes, drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë, Abigela Voshchina.

“Bullgaria dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të gjatë kulturore dhe shpresoj se do të vazhdojë dhe do të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen. Nuk do të ndalemi derisa t’i bëjmë teatrot tanë absolutisht ndërkombëtarë përmes muzikës dhe ritmit të mrekullueshëm të shpejtë”, tha ajo.

“Callas and Onassis” është vënë në muzikë nga kompozitori Christos Papageorgiou, i cili jeton dhe punon në Nju Jork. Ai kombinon sirtaki, jazz, arie klasike të operës dhe një tingull tipik muzikor.

Dy rolet kryesore i janë dhënë Eva Perchemlieva dhe Marios Andreo. Interpretuesit këndojnë në anglisht, greqisht dhe italisht. Dialogët janë tërësisht në anglisht.

Regjisor është Petko Bonev. Dirigjent-regjisor i skenës është Strassimir Pavlov. Skenografi dhe kostumografi është nga Asya Stoimenova. Koreografia është e Anna Pampulova.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.