Radev: Bullgaria mbështet rrugën evropiane të Shqipërisë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev deklaroi sot se, Bullgaria mbështet rrugën evropiane të Shqipërisë.


Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev deklaroi sot se, Bullgaria mbështet rrugën evropiane të Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, Radev u shpreh se, “kjo vizitë e rëndëishme është kulmi i dialogut intensiv politik në të gjitha nivelet gjatë këtij viti, në të cilin ne shënojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike dhe 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diploamtike pas viteve 90′”.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në bazë të aleancës në NATO.

“Kemi marrëdhënie të miqësië, bashkëpunimit të mirë dhe kemi nëj vizon të përbashëkët për zhvillimin e rajonit tonë në bazë të parimeve tona të përbashkëta evropiane për bashkëpunim rajonal dhe global. Kemi dhe të njëtat prioritete politike si aleatë të NATO-s. Kemi të njëjtat qëndrime për stabilitetin e rajonit”, tha Radev.

“Dje u zhvillua Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Një samit që ishte me rëndësi të madhe për rajonin tonë. Unë edhe një herë theksova para Presidentit Begaj mbështetjen e fortë të shtetit tim për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe mendoj se Bullgaria mund të ofrojë mbështetje të fortë dhe konkrete në këtë proces, sepse ne kemi përvojë të majftueshme”, theksoi ai.

Ai vlerësoi përpjekjet që ka bërë Shqipëri gjatë dy viteve të fundit për të përparuar në ecurinë e saj evropiane.

“Shqipëria ka orientim të qartë gjeopolitik dhe sa i përket situatës së sigurisë në botë”, tha ai.

Radev nënvizoi se, gjatë 4 viteve të fudnit shkëmbimi i mallrave mes dy vendeve tona u dyfishua.

Ai u shpreh se me Begaj folën edhe për mundësitë e tjera për shkëmbime mallarash dhe bashkëpunim në fushën e bzinesit, turizmit.

Radev theksoi se me rëndësi të madhe është interkonjeskioni në të gjithë sferën e transportit përmes Korridorit 8.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.