Begaj: Bullgaria, avokatja më e mirë për integrimin në BE të Shqipërisë

Presidenti: Ëndrra e shqiptarëve dhe aspirata e tyre prej 32 vitesh është të bëhen pjesë e BE-së


Presidenti Bajram Begaj deklaroi sot se “Bullgaria ka qenë avokatja më e mirë për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, Begaj tha se “Bullgaria e ka kryer misionin e vet dhe ne duhet të jemi mirënjohës për mbështetjen e saj”.

Më tej Begaj u shpreh se “procesi i integrimit është i lidhur me disa kritere që duhen plotësuar dhe i bazuar në meritë. Besoj se të gjitha vendet aspirante që duan të anëtarësohen duhet që këto kritere t’i plotësojnë duke realizuar reforma, të cilat janë shumë të rëndësishme për të realizuar”.

“Ëndrra e shqiptarëve dhe aspirata e tyre prej 32 vitesh është të bëhen pjesë e BE-së dhe është punuar jashtëzakonisht fort për arritjen e përmbushjes së kritereve”, nënvizoi Begaj, duke shtuar se është punuar gjithashtu për të qenë gati për të hapur kapitujt e parë të negociatave.

Presidenti Begaj tha se “procesi i zgjerimit është një investim gjeostrategjik i BE-së, ndërsa për ne shqiptarët është jetik e strategjik, një ëndërr për t’u përmbushur që lidhet lidhet edhe me procesin e paqes, sigurisë zhvillimit të qëndrueshëm e prosperitetit”.

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt