Hasani fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për unitet në zgjedhjet e 17 dhjetorit
Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ftoi shqiptarët e Luginës së Preshevës që të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
“Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. I ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.
“Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian”, theksoi Hasani.
“Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake”, nënvizoi Hasani, i cili u uroi fitore kandidatëve shqiptarë.