Begaj në Shkup, takon homologun Pendarovski
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në rrugën e kthimit nga Bullgaria, Presidenti Begaj ndaloi në Shkup, ku pati një takim të shkurtër miqësor me Presidentin e Maqedonisë se Veriut, Pendarovski, njoftoi sot Presidenca.
“Gjithnjë kënaqësi të takohem me mikun tim Stevo Pendarovski”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.