“Christmas Market”, nga ambasadat e huaja në Shqipëri!
Një aktivitet bamirësie. Të ardhurat nga shitjet shkuan në ndihmë të fëmijëve dhe organizatave të ndryshme.
Nga Dash Frashëri
“Christmas Market” nga ambasadat e huaja në Shqipëri!
Një aktivitet me karakter bamirësie, ku të ardhurat nga shitjet e produkteve – ushqime, pike dhe suvenire – të ekspozuara shkuan në ndihmë të fëmijëve dhe organizatave të ndryshme.
Stenda e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar
Stenda e Ambasadës së Kinës
Stenda e Ambasadës së Gjermanisë
Dhe unë si botues i “Tirana Diplomat”, i ftuar në këtë aktivitet nga Ambasadori britanik, Alastari King-Smith, mora pjesë në aktivitet të bukur. Bleva një flamur si shenjë respekti dhe miqësie.
Të gjitha të ardhurat e realizuara në stendën e ambasadës britanike do të shkojnë në Qendrën Burimore Medpak, në Koplik dhe Institutin M&M Ivanaj.
Ambasadori King-Smith i respekton të gjithë miqtë e stendës britanike.
Ministrja për Standardet, Milva Ekonomi, jep edhe ajo krontributin e saj, duke blerë reçel të bërë vetë nga zv.ambasadorja britanike.
Një ndalesë e bukur edhe te stenda e ambasadës kineze. Një takim i ngrohtë me Të Ngarkuarin me Punë, mikun e çmuar, Wang Dexin, e shoqëruar edhe me një dhuratë nga ana tij, produkte tradicionale kineze.
Një nga blerërit është dhe gazetari i njohur, Lutfi Dervishi, i cili blen një panda, një nga simbolet e Kinës.
Stenda e Ambasadës Sllovake ofron produkte “homemade”. Blej disa “just made”. Shumë të shijshme. Edhe një kujtim i bukur me ambasadorin Albin Otruba.
Tek Ambasada Gjermane shijoj “verën e ngrohtë” me një shije fantastike, si rezultat i përbërsve të saj aromatikë.
Shijoj pa masë edhe “Wurstbrot”, bukë me sallam gjerman.
Edhe ambasada greke ka stendën e saj.
Një iniciativë shumë e bukur e diplomatëve të huaj në Shqipëri!
______
Tiranë, 16 dhjetor 2023