Maestro Riku!
Zotnia i Këngës të le ndiesi të ndryshme si i rrallë
Nga Aleksandër Çipa
Frederik Ndoci mbart përherë,si mishërim në profilin e vet artistik, disa regjistra:
Zërin brilant me ngjyrime vokale të papërsëdytshme nga ndonjë këngëtar tjetër apo tjetërkund.
Një talent në rritje të komunikimit skenik.
Një peshim dhe përcjellje të fjalës duke e mbathur atë shpesh me humorin e vet dhe sidomos me atë të shkodranishtes së pasur dhe sqimatare.
Zotnia i Këngës të le ndiesi të ndryshme si i rrallë. Herë, herë të krijon asosacionin e një zëri spanjoll për këngën dhe muzikën e lehtë shqiptare…
Shpesh, si adhurues i fjalës dhe mendimit poetik, të bën përshtypjen për ta quajtur edhe poet i futur nën frakun sharmant të këngëtarit me klas.
Maestro Riku është vijueshëm në ardhje të kohës dhe me kohët që do të vijnë, ndërsa shumëkush prej brezit rë tij, ose bën të kundërtën, ose e pëson atë, si një kalim në të shkuarën…