Infantino: Ky vit fantastik për futbollin shqiptar

Pjesë e mbrëmjes Gala “Më të Mirët 2023” të organizuar nga FSHF, është bërë edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një videomesazhi


Pjesë e mbrëmjes Gala “Më të Mirët 2023” të organizuar nga FSHF, është bërë edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili me anë të një videomesazhi ka vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të futbollit shqiptar gjatë vitit 2023.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se “në vitin 2022, ne festuam 90-vjetorin e anëtarësimit të Federatës Shqiptare të Futbollit në FIFA dhe ju mirëpritët finalen e një kompeticioni evropian për klube në kryeqytetin tuaj të bukur. Këtë vit ju keni siguruar pjesëmarrjen tuaj në finalet e EURO 2024 – duke u renditur për herë të parë në krye të grupit tuaj kualifikues. Epo, unë vetëm mund t’ju përgëzoj të gjithëve, presidentin Duka, trajnerin e Kombëtares Sylvinho, të gjithë lojtarët dhe stafin që e kanë bërë të mundur këtë arritje. Jam i sigurt që verën e ardhshme do ta bëni krenar vendin tuaj në Gjermani”.

Infantino u ndal edhe te futbolli i vajzave, duke vlerësuar maksimalisht strategjinë e FSHF për futbollin e vajzave “Rising Stars 2023-2026”.

“Sigurisht, me Kupën e Botës FIFA për femra, ishte gjithashtu një vit i madh për FIFA-n dhe për futbollin e femrave. Ishte një turne transformues, Kupa e Botës më e mirë e FIFA-s për femra deri më sot, dhe jam i kënaqur të shoh që Federata Shqiptare e Futbollit po fokusohet gjithashtu në përfshirjen e sa më shumë vajzave dhe grave në futboll dhe ne po shohim progres pozitiv gradual në renditjen botërore në këtë aspekt. E kam mirëpritur me entuziazëm strategjinë e futbollit të vajzave “Rising Stars”, që ju prezantuat kohët e fundit dhe dua t’ju inkurajoj që të ndiqni synimet tuaja – imagjinoni sa fantastike do të ishte të shikonim Kombëtaren e Shqipërisë në Kupën e Botës FIFA me 48 ekipe në 2026-n dhe Kombëtaren e vajzave në Kupën e Botës FIFA për femra një vit më pas”, nënvizoi Infantino.

Infantino u shpreh se “e di që e ardhmja e futbollit në Shqipëri është në duar të sigurta dhe shumë të afta, falë edhe mbështetjes së qeverisë dhe Kryeministrit, mikut tim të dashur Edi Rama, dhe jam i sigurt që do të vazhdoni ta bëni lojën e bukur edhe më të bukur, falë të menduarit në mënyrë inteligjente dhe krijuese dhe natyrisht, vendosmërisë dhe punës tuaj të palodhur. Dhe ju tashmë prisni kaq shumë zhvillime vitin e ardhshëm”.

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.