Veliaj: Bashkia e Tiranës, edhe këtë vit arsimor ka mbështetur me bursa 2926 nxënës

Kryebashkiaku: Pas çdo nxënësi të suksesshëm, është një familje e fortë, por edhe një mësues i përkushtuar.


Edhe këtë vit arsimor bashkia e Tiranës ka mbështetur me bursa 2926 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, të cilët kanë dalë me rezultate të shkëlqyera në mësime.

Gjatë një takimi me një pjesë të tyre, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ndihet krenar për suksesin e çdo nxënësi.

“Këtë vit kemi thyer rekord për numrin e nxënësve me dhjeta. Prandaj, nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa t’u themi çunave dhe gocave: Bravo ju qoftë! Bursa është një kontribut i qytetit, jo për t’ju bërë të pasur, por për t’ju thënë, jo vetëm nxënësve me dhjeta, por edhe të tjerëve, se nëse duan të ecin përpara në jetë, duhet të mësojnë fort, derisa t’ia dalin, duke mos u dorëzuar e duke na bërë të gjithëve krenarë. Prindërit tuaj janë njerëz të thjeshtë, vijnë nga familje që kanë sakrifikuar shumë, disa prej tyre ndoshta ia kanë nisur nga zero në Tiranë, ndaj kam veç mirënjohje për ta, për nënat, baballarët, gjyshërit dhe gjyshet tuaja”, u shpreh Veliaj.

Pas çdo nxënësi të suksesshëm, shtoi ai, është një familje e fortë, por edhe një mësues dhe mësuese e përkushtuar.

“Teksa kemi ndërtuar shkollat e reja, kam pasur fatin të njihem me shumë mësues dhe mësuese, me të cilët kam diskutuar edhe për familjen e tyre. Ndonjëherë, harrojmë se një mësues është edhe një nënë ose baba, që ka gjithashtu vështirësi në familje, që pati probleme gjatë Covid-it, që mund të ketë humbur shtëpinë gjatë tërmetit, përveç klasës. Ndonjëherë, harrojmë që mësuesit nuk janë mure prej gome, se edhe ata po kalojnë sfida të ngjashme me tonat, e megjithatë, e mbajnë veten me dinjitet, me kokën lart dhe një buzëqeshje, që të bën të mendosh se nuk kanë asnjë problem, se i vetmi shqetësim është fokusi te nxënësi apo nxënësja që kanë përpara. Faleminderit për këtë mision kaq të jashtëzakonshëm!” – tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se, përveç bursave për nxënësit me dhjeta, nga janari 2024 bashkia e Tiranës do të mundësojë kurse digjitale falas te Qendra TUMO te Piramida.

“Duke filluar nga data 1 janar, të gjitha kurset tona do të jenë falas. Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim kemi vendosur që, për çdo djalë dhe çdo vajzë që dëshiron të marrë njohuri digjitale, ne do t’ua paguajnë bursën e plotë. Pavarësisht si e ka mbiemrin, pavarësisht nga çfarë familje vjen, pavarësisht nga e ka origjinën, ku jeton, dhe pavarësisht gjendjes ekonomike, çdo çun dhe çdo gocë në Tiranë duhet ta ketë njësoj mundësinë që aftësohet me kurse digjitale”, nënvizoi ai.

Kreu i bashkisë falënderoi edhe nxënësit që aktivizohen si vullnetarë në shumë aktivitete apo aty ku ka nevojë qyteti. “E them shpesh: Kush është i mirë, i bën të gjitha! Çunat dhe gocat e Tiranës jo vetëm dalin me dhjeta, jo vetëm shkëlqejnë nëpër olimpiada, nëpër konkurse, por janë aty sa herë ka nevojë qyteti, nëse është një maratonë, nëse është një koncert, nëse është një aktivitet, nëse janë vizitat në prag të festave për të ndihmuar në qendrat sociale, në shtëpitë e fëmijës, apo qoftë edhe një komshi, ose një të afërm që ka nevojë. Këtë vit, shumë prej jush keni qenë vullnetarë, ndaj dua t’ju falënderoj me gjithë zemër”, u shpreh ai.

Veliaj bëri edhe një apel për këdo që ka mundësi për të kontribuuar këtë fundvit e për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë, duke dhuruar diçka në qendrat sociale të bashkisë së Tiranës.

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"