Balla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Emirit të Kuvajtit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Emirit të Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Emirit të Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Balla zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit, ku i shprehu ngushëllime familjes, qeverisë dhe popullit mik të Kuvajtit.

“Ngushëllime familjes, qeverisë dhe popullit mik të Kuvajtit për ndarjen nga jeta të Lartësisë së tij Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Shtetit të Kuvajtit”, shkroi Balla në rrjetet sociale.

Lideri i Kuvajtit, sheiku Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Sheiku i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor që nga fundi i nëntorit. Ai pasoi gjysmëvëllain e tij, i cili vdiq në moshën 91-vjeçare, në vjeshtën e vitit 2020. (ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…