Ambasadorja e Japonisë, Kikuko Kato, paraqet Letrat Kredenciale
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Ambasadoren e re të Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Ambasadoren e re të Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato, së cilës i pranoi Letër Kredencialet.
Presidenti Begaj uroi Ambasadoren Kato për detyrën e re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Japonisë do të vijojë të thellohet.
Nëpërmjet Ambasadores Kato, Presidenti i Republikës falënderoi qeverinë japoneze për ndihmat e dhëna ndër vite ndaj Shqipërisë, me grante në disa sektorë kyç, si: bujqësi, arsim, shëndetësi dhe energjetikë.
Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e marrëdhënieve dhe shprehu bindjen se mes dy vendeve ekzistojnë mundësi të shumta zhvillimi.