INSTAT: 9.5 milionë shtetas të huaj hynë në vend në 11 muaj

Shqipëria po përjeton në 2023-shin vitin më të mirë historik sa i përket turizmit.


Shqipëria po përjeton në 2023-shin vitin më të mirë historik sa i përket turizmit.

Për 11-mujorin, sipas të dhënave të INSTAT, në vend kanë hyrë 9.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 33,2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin nëntor 2023, janë 1.099.343.

Ky tregues rezulton me një rritje 35,9 %, krahasuar me nëntor 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit nëntor 2023, janë 1.074.479, duke shënuar një rritje me 28,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntor 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 552.122.

Ky numër është rritur me 22,6 %, krahasuar me nëntorin 2022. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 547.221. Ky numër është rritur me 52,7 %, krahasuar me nëntorin 2023. Gjatë njëmbëdhjetëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 9.533.501.

Ky numër është rritur me 33,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit nëntor 2023 janë 554.656. Krahasuar me nëntorin 2022, ky tregues është rritur me 19,8 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit nëntor 2023, janë 519.823. Krahasuar me nëntorin 2022, ky tregues është rritur me 38,6 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë njëmbëdhjetëmujorit 2023, është 6.303.647, duke u rritur me 20,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në nëntor 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 525.182 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 14.100 dhe 3.577 shtetas. Në nëntor 2023, krahasuar me nëntorin 2022, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë: rritje, për qëllime personale me 52,5 %; rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj., me 53,9 %; rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 62,0 %.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…