Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, Kojdheli: Ja përfitimet që pritet t’i sjellë kryeqytetit

Një tjetër arritje pas dy viteve të suksesshme të Kryeqytetit Europian të Rinisë dhe Qytetit Europian të Sportit.


Tirana u shpall fituese për një tjetër titull të rëndësishëm si ai i Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025. Bashkia e Tiranës e quan një tjetër arritje pas dy viteve të suksesshme të Kryeqytetit Europian të Rinisë dhe Qytetit Europian të Sportit.

Drejtori i projekteve strategjike në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli, në një intervistë të dhënë sot për Report TV ka nënvizuar disa nga përfitimet qëe e presin kryeqytetin me dhënien e këtij titulli të ri.

“Ky është një tjetër titull në vazhdimësinë e angazhimeve të Bashkisë Tiranë për ta vendosur kryeqytetin tonë në fokusin e vëmendjes rajonale dhe ndërkombëtare, një rrugëtim i nisur me titullin Kryeqytetin Europian i Rinisë për vitin 2022 dhe Qyteti Europian i Sportit për vitin 2023. Përgjatë vitit 2024 Tirana do të mbajë Presidencën e B-40-ës që është një organizëm ndërbashkiak i 40 bashkive më të rëndësishme të Ballkanit, fokusuar në terma të bashkëpunimit mes shteteve dhe bashkive. Ndërkohë që Titulli Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut është një titull që jepet nga Unioni për Mesdheun, një organizëm ndërqeveritar me 43 shtete anëtare, të gjithë shtete të BE, Ballkanit që lagen nga Mesdheu, përfshirë dhe vende nga Lindja e Mesme dhe Afrika Qendrore,” u shpreh Kojdheli.

Ai u shpreh se sikurse në këto dy vite, edhe me anë të këtij titulli Tirana do të mirëpresë qindra aktivitete kulturore ku të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë.

“Thelbi i aplikimit tonë është “Tirana si një urë” mes qyteteve, kulturave, gjuhëve dhe traditave historike. Këto do i shpalosim në një vit aktivitete siç kemi bërë në vitet e tjera. Ajo që ne presim është që përgjatë vitit 2024 të angazhohen të gjithë aktorët e interesuar që merren me çështjet e kulturës dhe dialogut në qytete për të krijuar një agjendë të bukur, interesante, joshëse me evente kombëtare dhe ndërkombëtare. Do të angazhojmë të gjithë anëtarët e unionit që disa nga eventet ndërkombëtare që unioni ka të ndodhin në Tiranë. Do të ketë edhe fonde të alokuara për shoqërinë civile, grupet rinore, grupet kulturore që do të zhvillojnë aktivitete në emër të këtij titulli siç kemi bërë edhe me titullin e Rinisë dhe me titullin e Sportit”.

Drejtuesi i projekteve strategjike të Tiranës shtoi se aspirata e Bashkisë ka qenë që ta Tirana të jetë në fokusin e mediave dhe organizmave ndërkombëtareje e cila ka rritur numrin e vizitorëve.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.