“Apostulli” i Ilir Ikonomit

Ky libër është frut i një risie konceptuale për mënyrën sesi duhet shkruar një histori.


Nga Sadik Bejko

Dje këtë libër ia dhashë për lexim vëllait tim Manes, që është i dhënë pas leximeve me temë nga historia.

Ky libër mund të pëlqehet nga lexuesi i të gjitha niveleve kulturore, jo vetëm nga ata që janë të specializuar në leximet historike. Libri ka një stil të kapshëm dhe të këndshëm dhe për lexuesin e zakonshëm, por me një prirje nga literarura historike.

Për një arsye tjetër do ta rekomandoja pa hezitim për të gjithë miqte e moshës sime dhe jo vetëm për ata të kesaj moshe.

Pse e rekomandoj?

Ne që vijmë nga ajo kohë “e shkuar” e kemi lexuar historinë të filtruar me syzat e profesorëve tanë komuniste. Ata jo vetëm i filtronin faktet sipas ideologjisë, por edhe i gjymtonin faktet dhe analizat që të ishin në kallëpin që ata kishin në kokë.

Ne të lexuarit asaj kohe nganjëherë na ngjan se dimë gjithcka nga historia. Se dimë shumëçka për Fan Nolin.

Por nuk është e vërtetë. Lexoni këtë libër që ta kuptoni sesa pak dini…

Pse?

Kemi lexuar gjëra te manipuluara, ose të krasitura me sëpatën e ideologjisë së profesorëve tanë “të gjitheditur”.

E rekomandoj këtë libër të Ilir Ikonomit, jo vetëm te ata që nuk kanë lexuar shumë për Fan Nolin dhe epopenë e tij më 1906-1920. E rekomandoj më shumë për ata që pandehin se i kanë lexuar të gjitha faktet mbi Fan Nolin e kësaj periudhe. Një nga ata isha unë.

Lexova këtë libër dhe m’u hapën sytë për shumë gjëra. Për shume gropa të errëta, për shumë imtësi të fshehura, për shumë figura e fakte të përdredhur, për personalitete historike të kthyera në statuja të thyera a të thërrmuara…nga guzhina ideologjike e kohës.

Lexoni këtë libër me histori bio. Jua jep në dorë personazhet, ngjarjet, faktet. Autori “fshihet” distancohet që t’i shihni ju me sytë tuaj gjërat, jo me sytë e atij që ka bërë librin. Për të gjitha duhet të gjykoni ju.

Ky libër është frut i një risie konceptuale për mënyrën sesi duhet shkruar një histori. Në këtë rast, vjen historia e një Kryepersonazhi të historisë sonë Kombëtare, histori e një Fan Noli, e një apostulli në altarin kombëtar shqiptar.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…