Veliaj: Vit i jashtëzakonshëm për Tiranën. Gëzuar Festat!

Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar qytetarët e Tiranës përmes një videomesazhi


Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar qytetarët e Tiranës përmes një videomesazhi, ku shprehet entuziast për projektet që e presin Kryeqytetin në vitin 2024. Ai e cilëson vitin që po mbyllet si një vit të jashtëzakonshëm për Tiranën, me një bilanc tejet pozitiv, falë kontributit dhe energjisë së qytetarëve të saj.

“Këto janë ditët e fundit të një viti të jashtëzakonshëm, të mrekullueshëm për Tiranën. Unë jam krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku, duke nisur nga pritja bujare e mbi 10 milion turistëve, ku shumica vizituan Tiranën dhe pastaj gjithë vendin tonë, e deri te çerdhet, kopshtet e shkollat e reja, që ndërtuam për fëmijët e këtij qyteti këtë vit. Pa harruar këtu edhe projekte të mëdha siç ishte Piramida, transformimi i së cilës zuri faqet e para të shumë mediave botërore, e që sot gjallon nga zërat e fëmijëve dhe të rinjve, si shkolla më e madhe në Ballkan për punët e së ardhmes”, shprehet ai.

Veliaj shton se nëse kjo frymë solidare dhe bashkëpunimi do të vijojë, ditët më të mira për Tiranën do t’i kemi përpara. “Ne kemi bërë shumë, vërtet, por jam i bindur që po të vazhdojmë kështu, të bashkuar e solidarë, me mëngë të përveshura, duke mbështetur njëri-tjetrin edhe gjatë vitit që po vjen, ne do të bëjmë akoma edhe më shumë dhe ditët më të mira për Tiranën do t’i kemi përpara. Ndaj, sot dua që të uroj secilin prej jush, që çdo ditë jep pa kursim energjinë e tij për jetën e këtij qyteti. Dua të ndalem te stafi shëndetësor, te policia, zjarrfikësit, punëtorët e qytetit, mësuesit, edukatorët, këdo që i dhuron jetë qytetit tonë me punën e tij të mrekullueshëm”, thekson Veliaj.

Dy fjalë zemre për t’ju uruar gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! ??✨

Dy fjalë zemre për secilin prej jush ?, qytetarët e mrekullueshëm të Tiranës sonë, për t’ju uruar gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! ??✨️

Më e mira është gjithmonë përpara! ❤️

Posted by Erion Veliaj on Sunday, December 24, 2023

Kreu i Bashkisë shpreh bindjen se 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën, ashtu siç ky që lamë pas ishte më i miri deri më sot, duke shënuar një histori suksesi në shumë fusha. “Unë s’kam asnjë dyshim që viti 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën, ashtu siç ky që lamë ishte më i miri deri më sot. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm, ku Tirana ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë vitin që kaloi, këtë vit ne po mbyllim një tjetër titull të jashtëzakonshëm si Qyteti Evropian i Sportit. Një histori suksesi, ku pamë djem dhe vajza të angazhoheshin në aktivitete sportive ashtu siç pamë dhe sportistët elitarë të shkëlqejnë në disiplinat e tyre. Ndërkohë, mezi presim që vitin tjeter Tirana të jetë epiqendra e gjithë bashkive të rajonit, si Presidenca B40. Sapo morëm një tjetër lajm të mirë ku në 2025, Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Mes rinisë, artit, kulturës dhe Tiranës si titulli Evropian i Shqipërisë tonë evropiane në Ballkan, unë jam vërtet krenar për punën e secilit prej jush. Na presin shumë detyra dhe shumë plane dhe projekte të mira me energji pozitive dhe me këmbëngulje ne mund t’i arrijmë e t’i realizojmë me shumë sukses.”

Në videomesazhin e tij, ai uron të gjithë për një vit të mbarë dhe plot begati në familjet e tyre. “Çdo qytetari të Tiranës, kudo ku ai jeton, në cepat e këtij qyteti të stërmadh, i uroj që tavolinën dhe zemrën ta kenë plot këto ditë. Ju uroj të kaloni festa të bukura me njerëzit tuaj më të dashur, ata që mund të jenë kthyer nga emigracioni, duke i pasur pranë, dhe paçi vetëm suksese në jetën tuaj dhe për familjet tuaja. Kujtdo që për një rrethanë apo një tjetër këtë vit pati fatkeqësi apo humbi njeriun e afërt, uroj që të bëhet më i fortë, të ecë përpara pa u ndalur, pa u dorëzuar. Çdo fëmijët që do të lindë i uroj jetë të gjatë dhe mirë se vjen në qytetin tonë, ku do të rritet me dashuri dhe me ngrohtësi”, përfundon mesazhi i Veliajt.

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.