“Shtëpia blu”, Kina nderon piktorin Helidon Haliti me “Certifikatë Nderi”
“Mjeshtri i Madh” mori pjesë ekspozitën ndërkombtare “The Ninth Silk Road International Arts Festival”, në Kinë.
Nga Dash Frashëri
Piktori i mirënjohur shqiptar, Helidon Haliti, është nderuar me “Certifikatë Nderi” nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës Popullore të Kinës, pas pjesëmarrjes së tij në ekspozitën ndërkombtare “The Ninth Silk Road International Arts Festival”. Një certifikatë që vjen si një dhuratë për festat e fundvitit.
Haliti u paraqit me punimin në akuarel “Shtëpia blu”.
“Mjeshtri i Madh” ka marrë pjesë në disa ekspozita ndërkombëtare në Kinë.
Artist, piktor, kurator, modelist, organizator aktivitetesh kulturore, autor librash për artin. Helidon Haliti është një figurë konplekse dhe shumëdimensionale.
Rregullisht i pranishëm në media shqiptare dhe ndërkombëtare, Helidon Haliti është dhe një pikë referimi e artit të pasur shqiptar.
Ai ka hapur ekspozita në Shqipëri, Holandë, Kosovë, Francë, Spanjë, Monako, Turqi, Slloveni, Kinë, Indi; Itali, Bullgari Hungari, Taivan, Hong Kong, Nepal, Jordani, Sllovaki, Indonezi, Zvicër, Vietnam, Pakistan, Ukrainë, Malajzi, Finlandë, Kore, Rusi, Angli.
Piktori i mirënjohur shqiptar, Helidon Haliti, është përfshirë në guidën e artit botëror “La Guía de Arte “LEONARDO”, midis artistëve më të shquar të kohës sonë.
Guida e Artit “LEONARDO” është një libër arti i krijuar nga artistë të të gjitha stileve dhe tendencave.
Me një bilanc për tu pasur zili, Helidon Haliti a marrë pjesë në rreth 100 ekspozita, ka realizuar 15 murale dhe është autor i 11 librave dhe albumeve.