Shën Nikolla, njeriu i Krishtlindjeve!

Shën Nikolla ka hyrë në botën e fëmijëve evropianë si njeriu (Santa Claus) që sjell dhuratat e Vitit të Ri.


Nga Andrea Llukani

Shën Nikolla (+280) ka lindur në Azinë e Vogël dhe ishte episkop i Mirës.

Shën Nikolla ka hyrë në botën e fëmijëve evropianë si njeriu (Santa Claus) që sjell dhuratat e Vitit të Ri.

Në Gjermani atë e quajnë Veinachtsman që do të thotë Njeriu i Krishtlindjeve.

Në Francë quhet Pere Noel (Babai i Krishtlindjeve). Në Angli njihet me emrin Father Christmas (Babai i Krishtlindjeve), ndërsa në Hollandë e quajnë Santa Claus.

Tradita thotë se njëherë Shën Nikolla ishte duke udhëtuar nga Mira për në Hollandë. Ai kishte veshur rrobën e kuqe të episkopit, duke ngarë një kalë të bardhë dhe i shoqëruar nga shërbëtori i tij Black Bart.

Gjatë udhëtimit mbante një thes plot me dhurata të ndryshme. Sapo shihte fëmijë, ndalte kalin, fuste dorën në thes dhe u jepte dhurata.

Në udhëtim e sipër duke u gdhirë mëngjesi, ata panë një kasolle, e cila nuk kishte dritare dhe dyert qenë të mbyllura.

Shën Nikolla pyeti shoqëruesin e tij: –Si do t’ua shpërndajmë dhuratat fëmijëve?

Barti propozoi që dhuratat t’i hidhnin nga oxhaku.

Ata hipën në çatinë e kasolles dhe i hodhën dhuratat në oxhak. Mrekullisht dhuratat ranë në çorapet e fëmijëve, që kishin vënë për t’u tharë.

Që nga ajo kohë në traditën e popujve lindi një zakon i ri. Në ditën e Krishtlindjeve fëmijët blejnë çorape të mëdha dhe i varin ato në oxhak me shpresë që natën do të vijë Santa Claus dhe do t’u hedhi dhuratat.

Shën Nikolla ose Santa Claus është shenjti më i dashur për fëmijët, gjithashtu ai është mbrojtës i detarëve, udhëtarëve dhe endacakëve.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…